THIRRJE PUBLIKE Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës

Në bazë të Ligjit për Taksa komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15 dhe  192/15,dhe 23/2016), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 124/15), Kryetari i Komunës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i aktvendimeve për vitin 2017, informohen që ti ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në rregull i Aktvendimit për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2017, ne hapsirat e Komunes se Kërcovës.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, jeni të obliguar të bëni shlzerjen e obligimeve përfundimisht me vitin 2017.

Obligimet mund ti paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095

 

Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

 

Kjo thirrje, hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative (pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se, keni realizuar pagesë, ndërsa ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

 

Download (PDF, 174KB)

Download (PDF, 388KB)

top