THIRRJE PUBLIKE Për Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Këcovës

Ne baze te Ligjit per Tatim në pronë  ( Gz. e RM-së, nr: 61/2004, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011,188/13 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16) kurse ne pajtim me Ligjin per procedurë të përgjithshme administrative ( Gz.e RM-së nr. 124/15), Kryetari I Komunës së Kërçoves shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Këcovës

Thirren të gjithë Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës që në bazë të Ligjit për tatim në pronë parashihen si obligues tatimorë të ndërmarrin hapat vijues:

  1. Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Kërcovës , të cilëve nuk ështe bërë dorëzim i rregullt i Aktvendimeve per Tatim në Pronë ,janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për Tatim në pronë për vitin 2017 në hapsirat e Komunës së Kërçovës.
  2. Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërcovës ,të cilët në mënyrë të rregullt kanë pranuar Aktvendimin për Tatim në Pronë për vitin 2017, të bëjnë shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njejtin.

 

 

Obligimet  mund ti paguani me fletpagesat vijuese

Pranuesi llogaria e Thesarit
Banka e pranuesit Banka Popullore e RM-se
Llogaria 100000000063095

 

Nr.rend. lloji itatimit Llogaria pagesore Shifra kalimtare
1. Tatimi ne prone juridik 840-134-02512 713113
2. Tatim ne prone për persona fizik 840-134-02507 713111

Kjo shpallje hyn në fuqi me diten e publikimit te saj dhe llogaritet se pala eshte njoftuar me shkrim përmes dergeses se drejte. Per pasojat negative ( pagese e dhunshme, ndëshkim me para, shpenzime plotësuese etj ) qe eventualisht mund te shfaqen,ato do t’imbuloje vete pala.

Ne qoftë se keni kryer pagesa qe nuk jane evidentuar, ose nevojitet te bëhet nivelizim i tyre mbi bazen e borxhit, ju lutemi t’idrejtoheni Komunes se Keroves, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 22, per te dorëzuar dëshmite për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

 

Download (PDF, 174KB)

 

Download (PDF, 1.25MB)

top