Tatimet Lokale ne Komunën e Kërçovës të përcaktuara me ligj janë:

1.Tatimi në pronë

2.Tatim në trashigimi dhe dhuratë

3.Tatim mbi qarkullimin e patundshmërive si dhe

4.Tatime dhe taksa të tjera lokale te përcaktuara me ligj.

 

1.TATIMI NË PRONË

Tatimi në prone, sipas Ligjit është prona e patundëshme e cila është në pronësi apo në shfrytëzim,përveç pronës që është e liruar nga pagesa për tatim sipas dispozitave ligjore.

Si obligues tatimor janë:

Personat juridikë dhe fizikë ,pronarë të pronës së patundëshme

Personat juridikë dhe fizikë, shfrytëzues të pronës së patundshme ,në rastet kur pronari është i panjohur ose për të cilin administrata komunale nuk ka qasje,

Personi juridik dhe fizik, nëse prona është në pronësi të më shumë personave, çdonjëri prej tyre është I obliguar me tatim proporcionalisht me pjesën e pronësisë .

Personi juridik dhe fizik,shfrytëzues i pronës së patundëshme në pronësi të shtetit dhe të komunës.

Bazë e tatimit në prone, është vlera e tregut të pronës së patundshme,të ciliën e përcakton komisioni i formuar nga Këshilli i komunës përkatëse (person vlerësues).Vlera e tregut përcaktohet në bazë të Metodologjisë për përcaktimin e vlerës tregtare të pronës së patundëshme (Fl.Zyrtare nr. 50/2005).Kontroll dhe revision të vlerës tregtare, kryen Ministria e Financave.Norma e tatimit në pronë në Komunën e Kërçovës:

Tatimi në pronë (të banueshme ):0,05%

Tatimi në pronë (të pabanueshme):0,10%

Për më shumë informata,mund te kontaktoni Administratën komunale,zyra nr.44

Tel 045 223 001 ,Luljeta Musliu, Kushtrim Lika, Slobodanka Simjanoska.

2.TATIMI NË TRASHËGIMI DHE DHURATA

Lënda e tatimit: Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë përllogaritet dhe paguhet për pronën e patundëshme, para ,kërkesa në para,letra me vlerë dhe pronën tjetër e tundëshme, nëse vlera në të holla e trashëgimit ose dhuratës, është më e lartë se rroga mesatare vjetore në Maqedonin për vitin paraprak .

Obligues tatimor i tatimit në trashëgimi dhe dhurata është:

Personi fizik dhe juridik,rezident në Republikën e Maqedonis,i cili trashëgon pronë ose pranon dhuratë në vend apo jashtë.

Obligues tatimorë janë edhe personat fizikë dhe juridikë të huaj-jorezident, për pronën që trashëgojnë apo dhuratën që pranojnë, në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Bazë e tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata, është vlera e tregut të pronës së trashëguar , respektivisht pronës së pranuar si dhuratë, zvogëluar për borxhet (obligimet)dhe shpenëzimet që ngarkojmë pronën që është lëndë e tatimit.

Norma e tatimit në trashëgimi dhe dhuratë në Komunën e Kërçovës:

Norma e tatimit për trashëgimi dhe dhuratë për obliguesë të rendit të dytë trashegues është 3%. Norma e tatimit për trashegimi dhe dhuratë për obliguesë të rendit të tretë trashegues është 4 % Trashëgimtarët,përkatësisht pranuesit e dhuratës të rendit të parë trashëguesë në raport me lenësim e trashëgimisë, gjegjësisht me lenësimin e dhuratës, nuk i nënshtrohen tatimit.Trashëguesë të rendit të pare, trashëguesë konsiderohen fëmijët dhe partneri bashkëshortor i lenesit të trashegimisë.

Te liruar nga tatimi jane edhe trashëgimtarët e rendit të dytë trashëgues ,përkatësisht pranuesit e dhuratës – objekt banimi , nëse kanë jetuar me lënësin apo dhuruesin në një amviseri së paku një vjet para vdekjes së lënësit , respektivisht në momentin e pranimit të dhuratës , me kusht që pranuesi i trashegimisë ose dhuratës dhe anetarët e ngushtë të familjes “tem so” posedojn ndonjë objekt tjetër banimi.

Për më shumë informata, mund të kontaktoni Administraten komunale, zyra nr 27

Tel 045 223 001,Luljeta Musliu,Nenad Smileski ,Lulzim Limani,

3.TATIMI MBI QARKULLIMIN E PATUNDSHMËRIVE

Lënda e tatimit është qarkullimi i patundshmërive ,respektivisht bartja me ose pa kompensim e të drejtës së pronësisë, si edhe mënyra të tjera të fitimit të patundshmërive me ose pa kompensim midis personave fizik e juridik.

Obligues tatimor të tatimit nga qarkullimi i patundshmërive janë:

Personi juridik dhe fizik , shitës i patundshmërisë,

Obliguese tatimor i tatimit në qarkullim të patundëshmërisë mund të jetë edhe blerësi i patundshmërisë nëse në marrëveshjen për shitblerje të patundëshmërisë me klauzolë, është theksuar që obligues tatimor të jetë blerësi i patundshmërisë .

Nëse e drejta e pronësisë mbi patundshmërinë, bartet në bazë të marrveshjes të përkujdesjes së përjetshme ,obligues i tatim -qarkullimit është pranuesi i patundshmërisë, përkatsisht trashëgimtarët e pronarit të patundshmerisë.

Bazë e tatimit mbi qarkullimin e patundshmërisë, është vlera tregtare e patundshmërisë dhe e drejta tregtare në momentin e krijimit te obligimit tatimor.

Norma e tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive dhe të drejtave në Komunën e Kërçovës, është proporcionale dhe atë 3%

Për më shumë informata , mund të kontaktoni Administratën komunale , ,zyra nr 27

Tel 045 223 001 , Nenad Smileski , Lulzim Limani

 

4.TATIME DHE TAKSAT TË TJERA LOKALE TË PËRCAKTUARA ME LIGJ

Taksat komunale, janë e hyrë e pushtetit vendor që në bazë të dispozitave të përgjithshme ligjore paguhen për shfrytezimin e të drejtave të caktuara , të sendeve dhe shërbimeve në interes publik me rëndësi lokale , nga ana e personave juridikë , fizikë dhe nga qytetarët të cilët kryejn veprimtari.

Taksa komunale paguhet për :

Cdo firmë , gjegjësisht emërim të lokalit afarist , edhe atë :

Hapesirat afariste të personave fizikë të cilat kryejnë veprimtari – 2300 denarë

Hapesirat afariste të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari ndërsa tatimin e paguajnë në shumë paushale – 600 denarë.

Hapesirat afariste të shoqatave tregtare dhe personave tjerë juridikë nga lëmia e prodhimit , përveç shitoreve , kiosqeve, njësitë afariste e të ngjashme -6000 denarë.

Shfrytezimin e siperfaqeve si kampe për ngritjen e tendave dhe përdorim tjetër të ngjajshëm të përkohshëm – tarifa ditore 10 denarë për metër katror.

Shrytezimin e hapesirës para lokalit afariste për kryerjen e veprimtarisë

Shfrytezim sezonal duke filluar nga 6 (gjashtë muaj) edhe atë me cmim 10 (dhjetë) denarë për metër kateror

Vendosjen e reklamave , njoftimeve dhe shpalljeve në vende publike:

a.Deri në shtatë dit – 800 denarë

b.Deri 30 ditë – 1300 denarë

c.Deri një vit – 1600 denarë

5.Shfrytezimin e muzikës në lokalet publike-objektet hotelerie (kafenetë ,restorantet)-6000 denarë në vit.

6.Vendosjen e vitrinave për ekspozimin e mallrave jashtë nga ndërtesat afariste

-për persona fizikë që kryejn veprimtari -1000 denarë.

Për persona juridikë nga lëmia e prodhimit ,qarkullimit dhe shërbimeve – 2000 denarë .

7.Shfrytezimin e shesheve dhe hapësires tjetër në qytet dhe vendbanimet tjera me qëllim të ekspozimit të sendeve,organizimin e ekspozitave dhe shfaqjeve tjera argëtuese për kryerjen e veprimtarisë – 10 denarë për metër katror në ditë.

8.Shfrytëzimin e hapësirës për parkimin e automjeteve për udhëtarë,automjeteve ngarkuese ,autobusëve dhe rimorkiove në vendparkimet publike – taksa komunale është 12 % nga cmimi I shërbimit të paguar për shfrytëzimin e hapësirës për parkim.

Shfrytëzimin e rrugëve me vetura, automjete transportuese , autobuse , automjete të posacme dhe moticikleta :

-Për vetura deri 1000 kubë-50

-Për vetura prej 1000 deri 1300 kubë -80

-Për vetura prej 1300 deri 1500 kubë -110

-Për vetura prej 1500 deri 1800 kubë -300

-Për vetura mbi 1800 kubë – 500

-Për mjete ngarkimi, për ton ngarkesë -100

-Për autobusë dhe mjete tjera që shërbejnë për transport të udhtarëve -600

-Për vetura speciale – 50

-Për të gjitha llojet e motocikletave -50

Për më shumë informacione , mund të kontaktoni Administratën komunale , zyra nr. dhe 22

Tel.045 223 001 Argjent Balazhi,Gjulxhan Karagoska, Daniela Minoska.

top