Në bazë të nenit 7 dhe 36, të Ligjit për vetëqeverisje lokale “Gz. zyrtare e RM” nr. 05/2002), Këshilli i Komunës së Kërçovës, në mbledhjen e mbajtur më 27. 08. 2013 solli këtë :

                                                                                                                    S T A T U T

                                                                                                      TË KOMUNËS SË KËRÇOVËS

1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Komuna e Kërçovës është e themeluar dhe rajoni i saj është i caktuar me Ligjin për organizim teritorial të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë (“Gaz. zyrtare e RM-së” nr. 55/04),

Rajoni i Komunës së Kërçovës përfshin: Qytetin e Kërçovës dhe fshatrat: Atishtë; Bigor Dolencë; Vraneshticë; Dupjan; Karbunicë; Koziҫinë; Krushicë; Miokaz; Orllancë; Patec; Rabetin; Reçan i Çellopekut; Svetoraҫë; Staroec; Ҫellopek; Belicë; Bërzhdan; Vidran; Cërskë; Dushegubicë e Epërme; Dushegubicë e Poshtme; Dobrenoec i Epërm; Dobrenoec i Poshtëm; Dërgovë; Ehloec; Ivanҫishtë; Izvor; Jaorec; Judovë; Klladnik; Klenoec; Kozicë; LLavҫan; Mallkoec; Cërskë e Vogël; Manastir Dolencë; Podvis; Popoec; Popollzhan; Prostranjë; Svinjishtë; Sërbjan; Cer; Baҫisht; Bukojҫan; Drogomisht i Madh; Llapkidoll; Drogomisht i Vogël; Greshnicë; Zajaz; Kollarë; Kolibari; Leshnicë; Milincë; Reçan i Zajazit; Tajmisht; Knezhinë; Llazarovcë; Mahmute; Osoj; Rashtan; Trapҫidoll; Haranjell; Berikovë; Garanë; Zhubrinë; Jagoll; Jagolldolencë; Novosellë; Premkë; Popojan; Prapadisht; Sërbicë; Strellcë; Tuhin; Cërvicë dhe Shitovë.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët kanë vendbanim të përhershëm në rajonin e Komunës së Kërçovës, janë banorë të Komunës së Kërçovës.

Neni 2

Me këtë statut të Komunës së Kërçovës (në tekstin e mëtutjeshëm: Komuna), në pajtueshmëri me ligjin, përcaktohen:

–          organizimi dhe puna e organeve të punës;

–          organizimi dhe puna e komisioneve të Këshillit të Komunës;

–          kryerja e punëve në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit;

–          mënyra e informimit të qytetarëve dhe qasje e lirë në informatat me karakter publik;

–          rastet e përjashtimit të opinionit nga seancat e Këshillit të Komunës;

–          mënyrën dhe procedurën për paraqitjen e parashtresave dhe propozimeve për punën e organeve të komunës dhe veprimin sipas tyre;

–          mënyrën e organizimit të tribunave publike, zbatimin e akteve dhe grumbullimin e propozimeve të qytetarëve;

–          mënyrën e shpalljes së rregullave të Këshillit;

–          mënyrën e kryerjes së obligimeve nga sfera e mbrojtjes në gjendje lufte;

–          vetadministrimin vendor;

–          mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e stemës dhe flamurit të komunës; si dhe

–          çështje të tjera me rëndësi për Komunën.

Neni 3

Komuna është person juridik.

Neni 4

Selia e Komunës është në Kërçovë, rr. “Boris Kidriç” nr. 1

Neni 5

Komuna ka të drejtën e pronësisë të sendeve, të mjeteve në të holla dhe të drejtave.

Neni 6

Komuna ka Stemën dhe Flamurin të cilët përcaktohen me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Për caktimin e Stemës dhe Flamurit të Komunës, Këshilli shpall Konkurs dhe formon Komision.

Neni 7

Komisioni nga punimet e arritura nga konkursi i shpallur, cakton propozimin për Stemën, gjegjësisht Flamurin dhe e dorëzon në Këshill për miratim.

Neni 8

Komuna ka vulën dhe vulën katrore.

Komuna ka vulën me formë të rrumbullakët, në mes është shkruar Kërçovë në gjuhën maqedone dhe shqipe, nëpër skajet është shkruar R. e Maqedonisë në gjuhën maqedone dhe shqipe, në rendin e dytë është shkruar Komuna e Kërçovës, në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Vulat katrore të cilët i përdorë Komuna e Kërçovës, janë në formë të caktuar me ligj dhe të shkruara në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Neni 9

Komuna ka festën e saj.

Festa e Komunës është “11 Shtatori” – Dita e Çlirimit të Kërçovës.

Neni 10

Komuna jep mirënjohje dhe shpërblime të komunës.

Mirënjohjet dhe shpërblimet më përafërsisht rregullohen me Vendim të Këshillit të Komunës.

Neni 11

Në Komunë në përdorim zyrtar është gjuha maqedone dhe alfabeti i saj cirilik.

Në Komunë gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj.

Neni 12

Komuna me Vendim të sjellë nga Këshilli i Komunës mund të bashkohet në shoqata në pajtim me ligjin.

Neni 13

Komuna bashkëpunon me komunat e Republikës, me Qytetin e Shkupit, me vetadministrimin lokal të vendeve tjera si dhe me Organaizatat ndërkombëtare dhe Bashkësitë lokale.

Komuna anëtarëson në organizata ndërkombëtare në nivel të autoriteteve lokale.

Komuna për të realizuar interesat e përbashkëta dhe kryerjen e punëve të përbashkëta në kompetencë të vet, mundet që me komunat e tjera të Republikës të bashkojë mjete dhe të formojë shërbime të përbashkëta publike, trupa të përbashkët administrativ për kryerjen e kompetencave të caktuara në pajtim me ligjin.

Neni 14

Organet e Komunës si dhe trupat e Këshillit dhe shërbimet publike, obligohen që t’i informojnë qytetarët për punën e vet dhe për planet për zhvillim dhe t’u mundësojnë qasje deri te informacionet në mënyrë të rregulluar me këtë Statut.

2. KOMPETENCAT E KOMUNËS

Neni 15

Komuna në mënyrë të pavarur, në kuadër të ligjit dhe të këtij Statuti, i kryen punët nga interesi publik me karakter lokal, të rregulluara me Ligjin për vetëqeverisje lokale ose me ligj tjetër, si dhe punët që nuk janë hequr nga kompetencat e saj, ose nuk janë në kompetencat e organeve të autoriteteve shtetrore.

Neni 16

Komuna është kompetente për kryerjen e këtyre punëve:

1. Planifikimin urbanistik (urban dhe rural), dhënien e lejeve për ndërtim, për ndërtim të objekteve me rëndësi lokale të caktuara me Ligjin për rregullimin e hapësirës dhe tokës ndërtimore,

2. Mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës, në kuptimin e marrjes së masave për mbrojtjen dhe pengim të ndotjes së ujit, ajrit, tokës, mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen nga zhurma dhe rrezatimit jojonizues.

3. Planifikimin e zhvillimit ekonomik lokal, caktimin e prioriteteve zhvillimore dhe strukturore, zhvillimin e politikës ekonomike lokale, përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimit të bujqësisë dhe të sipërmarrjeve në nivel lokal dhe në këtë kontekst merr pjesë në vendosjen e zhvillimit të rrjetit lokal të institucioneve dhe agjencive dhe promovimin e partneritetit.

4. Veprimtaritë komunale në kuptim të furnizimit me ujë të pijshëm, përcjelljen e ujrave teknologjik, orientimin dhe pastrimin e ujërave të ndotur, ndriçimin publik, orientimin dhe trajtimin e ujërave atmosferik, mirëmbajtjen e pastërtisë publike, mbledhjen dhe transportin e hedhurinave të forta dhe teknologjike, rregullimin dhe organizimin e udhëtimit publik lokal të udhëtarëve, mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve dhe dhënien e shërbimit të varrimit, ndërtimin, mirëmbajtjen, riparimin e rrugëve lokale, rrugicave dhe objekte të tjera të infrastrukturës, rregullimin e regjimit të komunikacionit, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit të komunikacionit, ndërtimin dhe mirëmbajtje e hapsirës publike për parkim, mënjanimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, mënjanimin e automjeteve të prishura nga sipërfaqet publike, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve, pastrimin e oxhaqeve, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parqeve dhe të gjelbërimit, parqeve pyjore dhe sipërfaqeve rekreative, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e shtretërve të lumejve në pjesët e urbanizuara, përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore.

5. Kultura në kuptim institucional dhe përkrahjen finansiare të objekteve kulturore dhe projekteve, ruajtjen e folklorit, traditat, zejet e vjetra dhe vlerat e tjera kulturore, organizimin e manifestimeve kulturore dhe nxitjen e formave të ndryshme specifike të krijimtarisë.

6. Sporti dhe rekreimi në kuptim të zhvillimit të sportit masiv dhe aktiviteteve rekreative, organizimin e takimeve sportive dhe manifestimeve, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e objekteve për sport si dhe përkrahjen e Lidhjeve sportive.

7. Mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në kuptim të financimit, investimeve, mirëmbajtjen e pronësisë të çerdheve për fëmijë dhe shtëpitë e pleqve, realizimin e përkujdesit social për personat invalidë, fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror, fëmijët me probleme në edukimin social, fëmijë me nevoja të posaçme, fëmijë me familje njëprindore, fëmijët e rrugës, persona për nevojë sociale, persona të cilët janë në varshmëri të përdorin drogën dhe alkoolin, ngritjen e vetëdijes te popullata, strehimin e personave me rrezik social, realizimin e të drejtave dhe edukimin e fëmijëve nga mosha parashkollore.

8. Arsimi në kuptim të themelimit, financimit dhe administrimit të shkollave fillore dhe të mesme në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe në pajtim me ligjin si dhe organizimin e udhëtimit dhe ushqimin për nxënësit si dhe vendosjen e tyre në shtëpi të nxënësve.

9. Mbrojtja shëndetësore në kuptim të drejtimit me rrjetin publik dhe organizimin shëndetësor dhe objekte nga mbrojtja primare shëndetësore në aspektin e mbrojtjes shëndetësore ku Komuna është prezente në të gjitha Këshillat e organizatave shëndetësore në pronësi publike, edukimi shëndetësor, përparimin e shëndetsisë, aktivitetet preventive, mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe mbrojtje gjatë punës, mbkëqyrje shëndetësore mbi mjedisin jetësor, mbikqyrje mbi sëmundjet ngjitëse, ndihmën e pacientëve me nevoja specifike nga lëmitë e tjera të caktuara me ligj.

10. Realizimin e përgatitjeve dhe marrjen e masave për mbrojtje dhe shpëtimin e qytetarëve dhe të mirave materiale nga rreziqet e luftës, dukurive elementare dhe fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësi të tjera si dhe pasojat e paraqitura nga këto.

11. I regullon çështjet e lidhura me shënimin e ngjarjeve me rëndësi dhe personat e dalluar me shënim përkujtimor, kushtet dhe procedurën për ngritjen e përmendoreve, subjektet përgjegjëse në nivel të ngritjes dhe mbrojtjes, ruajtjes si dhe kryerjen e mbikqyrjes dhe kontrollimit. Mban regjistër për shënime nga rajoni i vet.

12. Mbrojtje kundër zjarrit nga Njësia territoriale e zjarrëfikjes.

13. Mbikqyrje për kryerjen e punëve në kompetencë të Komunës.

14. Punë të tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 17

Punët nga neni 16 të këtij Statuti caktohen me dispozita të Këshillit të Komunës, në pajtim me procedurën dhe standardet e caktuara me ligj.

Punët të cilat obligohet t’i kryejë Komuna, do të përcaktohen me ligje të veçanta dhe programe nacionale.

Neni 18

Komuna në kornizat e ligjit, në pajtim me parimin e subsidiaritetit, ka të drejtë që në territorin e vet t’i kryejë punët në interes publik nga karakteri lokal, të cilat nuk janë hequr nga kompetenca e saj, ose nuk janë në kompetencë të organeve të pushtetit shtetëror dhe të njejtat përcaktohen me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Me Vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni, rregullohet mënyra dhe procedura e kryerjes së këtyre punëve.

 

 

3. ORGANIZIMI DHE PUNA E ORGANEVE TË KOMUNËS

Organet e Komunës janë:

Këshilli dhe Kryetari i Komunës.

  1. 1.Këshilli i Komunës.

Neni 19

Këshilli është organ përfaqësues i qytetarëve.

Këshillin e përbëjnë 23 ( njëzet e tre ) anëtarë, përfaqësues nga qytetarët e zgjedhur me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira, me votim të fshehtë.

Mandati i anëtarëve të Këshillit zgjat 4 ( katër ) vjet.

Anëtari i Këshillit nuk mund të jetë i revokuar.

Neni 20

Konstituimi i Këshillit bëhet me verifikimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit të zgjedhur në mënyrë të përcaktuar me ligj dhe me vënien e nënshkrimit dhe dhënien e deklaratës solemne sipas përmbajtjes së përcaktuar me ligj.

Verifikimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit bëhet në seancën e parë konstituive të Këshillit, me propozimin e komisionit për çështjet e verifikimit, zgjedhje dhe emërime që formohen në fillim të seancës nga rradhët e anëtarëve të posa zgjedhur të Këshillit.

Verifikimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit që nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e parë të Këshillit e bën në seancën e parë në të cilën do të marrin pjesë ata.

Neni 21

Kryetarin e Këshillit e zgjedh Këshilli me votim publik, me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Propozim për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit mund të japë çdo anëtar i Këshillit.

Zgjedhja e kryetarit të Këshillit mund të bëhet edhe me votim të fshehtë, nëse për një propozim të tillë të ndonjë anëtari të Këshillit, vendos Këshilli me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshillit.

Procedura për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit me votim të fshehtë rregullohet me Rregulloren.

Neni 22

Këshilli zgjedh Kryetar nga rradhët e anëtarëve të Këshillit me mandat 4 vjeçar.

Kryetari i Këshillit konvokon dhe udhëheq me mbledhjet e Këshillit, kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit, i nënshkruan dispozitat të cilat i sjell Këshilli dhe në afat prej 3 (tri) ditësh nga dita e sjelljes, i dorëzon te Kryetari i Komunës për publikim.

Neni 23

Këshilli i Komunës i kryen këto punë:

1.Sjell Statutin e Komunës,

2. Sjlell Rregulloren e Këshillit,

3. Sjell Programin për punë

4. Sjell Buxhetin dhe Llogarinë vjetore të Komunës,

5. Cakton lartësinë e shkallës së tatimeve dhe lartësinë e kompensimeve dhe taksave në pajtim me ligjin.

6. Sjell Planin e përgjithshëm ( gjeneral ) urbanistik

7. Sjell Plane detale urbanistike, Plane për fshatra dhe Plane urbanistike jashtë    vendbanimeve.

8. Sjell rregulla nga lëmia e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, sportin dhe rekreimin, mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, arsimin, mrojtjen shëndetësore, mbrojtjen nga zjarri, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligjin e veçantë, ose në pajtim me programin nacional.

9. Sjell Programe për rregullimin e tokës ndërtimore

– për mirëmbajtjen e sinjalizimit të komunikacionit

– për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave lokale, për ndriçimin publik, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësve, kanalizimeve fekale dhe atmosferike.

10. Sjell Programin për mirëmbajtjen e pastërtisë publike

11. Sjell Program për mirëmbajtje dhe pastrim të parqeve dhe sipërfaqeve të tjera publike me karakter lokal,

12. Sjell Program për mirëmbajtjen e varrezave,

13. Sjell Program për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e lumenjve në rajonet e urbanizuara,

14.Sjell Program për shënimin e ngarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të dalluar me shënime përkujtimore,

15. Sjell Programin për zbatimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor në rajonin e Komunës së Kërçovës

16.Sjell Vendim për rregull komunal,

17. Sjell Vendim për qasje ndaj kafshëve endacake në pajtim me ligjin.

18. Sjell Vendim për mënyrën e bartjes së pasagjerëve (udhëtarëve) në qytet dhe në rajon me udhëtim me taksi.

19. Sjell Vendim për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e tregjeve publike.

20. Sjell Vendim për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave,

21. Sjell Vendim për ngritjen, ruajtjen, mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e shënim përkujtimoreve, me rëndësi lokale,

22. Sjell Vendim për rregullimin e regjimit të komunikacionit,

23. Sjell Vendim për lartësinë e taksave dhe tatimeve lokale,

24. Rregullon mënyrën e pastrimit të oxhaqeve,

25. Rregullon mirëmbajtjen e hapësirës publike për parkim dhe mënyrën e shfrytëzimit të saj,

26. Përcakton emrat e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore me karakter lokal,

27. Cakton organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e kryerjes së detyrave të administratës së Komunës me propozim të Kryetarit të Komunës,

28. Themelon Shërbime publike dhe kryen mbikqyrje mbi punën e tyre dhe jep pëlqim për Statutin,

29. Emëron anëtarë në Këshillat drejtues dhe mbikqyrës në shërbimet publike të cilat i themelon,

30. Miraton Programe për punë dhe plane finansiare për financimin e shërbimeve publike të cilat i themelon Komuna,

31. Vendos për dhënien e Lejes për kryerjen e veprimtarisë nga interesi publik me rëndësi lokale në pajtim me ligjin,

32. Miraton Raportet e punës dhe llogaritë vjetore të Shërbimeve publike të cilat i themelon Komuna,

33. Vendos për mënyrën dhe disponimin e pronësisë së Komunës,

34. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të Buxhetit të Komunës në pajtim me ligjin,

35. Zgjedh personin i cili udhëheq me Njësinë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në pajtim me ligjin,

36 Shqyrton dhe miraton Raportin vjetor për sigurimin publik në rajonin e Komunës së Kërçovës dhe e dorëzon te Ministri për Punë të Brendshme dhe Avokati i Popullit,

37. Mund t’i japë rekomandime personit udhëheqës të Njësisë rajonale të Ministrisë për Punë të Brendshme nga lëmia e sigurisë publike dhe sigurisë së komunikacionit.

38. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Këshillit

39. Formon Komisione të përhershme dhe të përkohshme

40. Kryen autorizime të ndryshme në pajtim me ligjin për të mirat për përdorim të përgjithshëm dhe për pasuritë natyrore të Komunës.

41. Jep mirënjohje dhe shpërblime të Komunës,

42 Jep mendime për Propozim ligjet që kanë të bëjnë me komunën,

43. Kryen zgjedhje dhe emërime tjera nga kompetencat e veta në pajtim me ligjin.

44. Kryen edhe punë të tjera në pajtim me ligjin.

Neni 24

Këshilli punon në mbledhje.

Mbledhjet e Këshillit janë të hapura.

Për largimin e pjesëmarrjes së opinionit nga mbledhja, vendoset në qofë se për këtë ekzistojnë shkaqe të caktuara me Statut, me votimin e 2/3 nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit..

Gjatë shqyrtimit për Buxhetin e Komunës, Llogarinë vjetore të Buxhetit dhe planet urbanistike të komunës, pjesëmarrja e opiniot nuk mund të largohet.

Neni 25

Këshilli i Komunës vendos me shumicë votash nga anëtarët pjesëmarrës në Këshill, ndërsa më pak me një të tretën nga numri i përgjithshëm të anëtarëve të këshillit, nëse me Statut nuk është paraparë shumicë e veçantë.

Votimi në mbledhjet e Këshillit është i hapur me përjashtim në qoftë se Këshilli nuk vendos me shumicë votash, votimi duhet të jetë i fshehtë.

Me kërkesë të 1/4 të anëtarëve të Këshillit, votimi mund të jetë edhe një për një.

Neni 26

Statuti, Rregullorja, Buxheti, Llogaria vjetore e Buxhetit sillen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 27

Mbledhjet e Këshillit konvokohen sipas nevojës, më së paku një herë në tre muaj.

Mbledhjet i konvokon Kryetari i Këshillit me iniciativë të vet, me kërkesë të Kryetarit të Komunës, ose me kërkesë të paktën të 1/4 të anëtarëve të Këshillit, më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit .

Nëse në afatin e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, Kryetari i Këshillit nuk e konvokon mbledhjen e Këshillit, anëtarët e Këshillit mblidhen vetë dhe zgjedhin Kryesues në atë mbledhje.

Dita, ora dhe vendi i mbajtjes së mbledhjeve të Këshillit si dhe propozimi i rendit të ditës, sipas të cilit punohet, detyrimisht publikohen më së voni 7 ditë para mbajtjes së mbledhjes.

Neni 28

Këshilli mban seanca solemne për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme historike, kurse mund të mbajë edhe seanca solemne edhe për dëgjimin e fjalimeve të shtetasve tanë dhe të huaj, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe të qytetarëve të shquar të shteteve të huaja si musafir të komunës, dhe gjatë vizitës së delegacionit nga vendet e tjera kur ai dëshiron t’u drejtohet anëtarëve të Këshillit.

Neni 29

Mbledhje e jashtëzakonshme konvokohet për çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin dhe sigurinë e qytetarëve, për çështjet të cilat kanë lindur nga rrethanat e jashtëzakonshme (zjarri, vërshimet, tërmetet etj).

Neni 30

Mbledhjen e jashtëzakonshme e konvokon Kryetari i Këshillit me iniciativë të vet ose me kërkesë të 1/3 –ës nga anëtarët e Këshillit, ose me propozim të Kryetarit të Komunës.

Ftesat për mbledhje me rendin e ditës të propozuar, dorëzohen te anëtarët e Këshillit në mënyrë sa ma të shpejtë.

Para se të fillohet me punë anëtarët e Këshillit votojnë për arsyeshmërinë e shkaqeve për konvokim të mbledhjes pa diskutim materijal dhe pa ndryshime të rendit të ditës me shumicë votash nga anëtarët prezent të Këshillit .

Neni 31

Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë dhe janë të detyruar të jenë prezent dhe të marrin pjesë në punën e Këshillit dhe në komisionet e përhershme dhe të përkohshme.

Anëtarët kanë të drejtë në mbledhje dhe në atë mbledhje të Këshillit të japin iniciativa dhe propozime dhe t’i parashtrojnë pyetje Kryetarit të Komunës.

Anëtari i Këshillit nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për mendimin e shprehur në Këshill.

Punëdhënësi është i detyruar ta lirojë nga puna profesionale anëtarin e Këshillit për pjesëmarrje në mbledhje të Këshillit, ose në Komisionet ku është anëtar.

Anëtarët e Këshillit kanë edhe të drejta dhe detyra të tjera të caktuara me Statut dhe rregulla të tjera.

Neni 32

Anëtari i Këshillit nuk mund të marrë pjesë në procesin e vendosjes për çështje ku ai dhe shoku i tij bashkëshortor, fëmiu ose familja në shkallë të dytë, linja anësore, ka interes financiar ose interes tjetër.

Anëtari i Këshillit është i detyruar ta informojë Këshillin për çështjet për të cilat ai ka interes financiar ose interes tjetër personal.

Anëtari i Këshillit nuk mund të jetë i punësuar në administratën komunale të Komunës në të cilën ai është i zgjedhur.

Me ditën e punësimit në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni, do të llogaritet se anëtari i Këshillit ka dhënë dorëheqje.

Anëtari i Këshillit i punësuar në shërbimet publike që i ka themeluar komuna nuk mund të marrë pjesë në procesin e vendosjes për çështjet që kanë të bëjnë me shërbimin publik ku është punësuar.

Neni 33

Anëtarit të Këshillit i ndërpritet mandati për të cilin është i zgjedhur, para kohe nëse:

– Jep dorëheqje,

– Në rast vdekje,

– Është i dënuar me Aktgjykim të plotfuqishëm për vepër penale – burgosje në afat mbi 6 muaj.

– Paraqitet rast i mospajtueshmërisë me funkcionin anëtar i Këshillit në pajtim me Ligjin për zgjedhje lokale.

– Me Aktvendim të plotfuqishëm i mirret aftësia juridike,

– Ndërpret së qenuri banor i komunës, Kërçovë,

Këshilli në Mbledhjen e parë të rradhës do ta konstatojë shkakun dhe ditën e ndërprerjes së mandatit të Këshilit dhe atë:

– Në rastet nga paragrafi 1, alinea 1 nga dita e mbajtjes së mbledhjes dhe

– Në rastet nga paragrafi 1, alinea 2, 3, 4, 5 dhe 6 nga dita e plotësimit të kushteve.

Anëtarit të Këshillit mund t’i merret mandati nëse pa arsye mungon në tri mbledhje të Këshillit rradhazi.

Për arsyen e mungesës nga paragrafi 3 i këtij neni vendos Këshilli me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 34

Për kontrollin e çështjeve nga kompetencat e veta Këshilli formon Komision.

Komisionet e Këshillit formohen si të përhershme dhe të përkohshme.

Mandati i Komisioneve të përhershme zgjat sa mandati i anëtarëve të Këshillit.

Përbërja dhe kohëzgjatja e mandatit të komisioneve të përhershme do të përcaktohet me aktin e formimit të tyre.

Neni 35

Komisionet e Këshillit të Komunës

– Diskutojnë për çështjen nga lëmia për të cilat janë formuar.

– Japin mendime dhe propozime në Këshill ,

– I shqyrtojnë propozimet e Kryetarit të Komunës, të anëtarëve të Këshillit dhe iniciativat e qytetarëve nga lëmia për të cilën janë formuar.

– Propozojnë vendime në Këshill,

Komisionet e Këshillit të Komunës për shqyrtim, diskutim të çështjeve, mendimeve dhe propozimeve mund të formojnë trupa të vet punues në përbërje të të cilave do të marrin pjesë personat e jashtëm profesionistë nga lëmia përkatëse .

Neni 36

Komisione të përhershme të Këshillit janë:

– Komisioni për Statut dhe rregulla,

– Komisioni për Financa, Buxhet dhe kryerjen e mbikëqyrjes së punës materialo – financiare,

– Komisioni për veprimtari publike dhe komunale, urbanizim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

– Komisioni për veprimtari shoqërore dhe bashkëpunim me OJQ – të.

– Komisioni për mundësi të njejta ndërmjet grave dhe burrave

– Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive .

– Komisioni për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime

– Komisioni për emërimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Kërçovës.

– Komisioni për shënim të manifestimeve, të festave dhe dhënien e mirënjohjeve dhe shpërblimeve të komunës.

– Komisioni për vetëqeverisje vendore,

– Komisioni për mbrojtje të mjedisit jetësor,

– Komisioni për shëndetësi,

– Komisioni për rini, sport dhe rekreacion,

– Komisioni për avancimin e të drejtave të pacientëve

Komisionet përbëhen nga 5 (pesë) anëtarë të Këshillit, përveç ;

Komisionit për marëdhënie mes bashkësive i cili numron 6 (gjashtë) anëtarë nga të cilët 2 (dy) janë anëtarë të Këshillit, ndërsa 4 (katër) janë anëtarë të jashtëm

Komisioni për mundësi të njëjta ndërmjet grave dhe burrave i cili numron 7 (shtatë) anëtarë të gjithë nga rradhët e anëtarëve të Këshillit .

Komisioni për avancimin e të drejtave të pacientëve i cili numron 9 (nëntë) anëtarë nga të cilët : dy përfaqësues të pacientëve, dy përfaqësues nga organizatat joqeveritare , dy mjekë nga Komuna e Kërçovës dhe tre anëtarë nga Këshilli i Komunës.

Neni 37

Komisioni për Statut dhe rregulla

– Cakton propozimin e Statutit të Komunës së Kërçovës,

– Shqyrton iniciativat dhe propozimet, për ndryshime dhe plotësime të Statutit,

– Ndjek zbatimin e Statutit dhe shqyrton çështjet thelbësore me karakter statutar.

– Cakton Propozim – Rregulloren e Këshillit,

– Përgatit mendime sipas propozimeve të ligjeve të cilët kanë të bëjnë me komunën ,

– Sqyrton edhe akte të tjera të përgjithshme nga kompetencat e komunës.

Neni 38

Komisioni për Financa Buxhet dhe mbikëqyrjen e punës materialo-financiare.

Shqyrton çështjet në lidhje me finansimin e komunës, Buxhetin dhe Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës dhe çështjet e tjera të lidhura me mjetet financiare.

Kryen mbikqyrje mbi punën materiale – financiare të komunës, ndërsa për rezultatet e mbikqyrjes informohet Këshilli i Komunës së Kërçovës dhe Ministria e financave, gjithë kjo përmes Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Neni 39

Komisioni për veprimtari publike dhe komunale, urbanizim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

– I shqyrton çështjet nga puna e shërbimeve publike, objektet publike dhe ndërmarrjet publike të Komunës së Kërçovës të të cilat kryejnë veprimtari me interes publik nga karakteri lokal.

– I shqyrton Planet gjenerale dhe detale urbanistike dhe dokumentacionet e tjera urbanistike, si dhe çështjet nga mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor dhe shënimin e ngjarjeve nga e kaluara.

Neni 40

Komisioni për veprimtari shoqërore dhe bashkëpunim me Organizatat joqeveritare.

– I shqyrton çështjet nga karakteri i zhvillimit të rrjetit dhe objektet nga lëmia e kulturës, sportit , mbrojtja sociale dhe fëmijërore, arsimi, kultura si dhe çështje tjera nga lëmia e interesit të qytetarëve.

Neni 41

Komisioni për mundësi të njejta të burrave dhe grave

– Komisioni për mundësi të njejta të burrave dhe grave kryen promovimin dhe mbrojtjen e barazisë mes gjinive për posedimin e të drejtave nejrëzore në të gjitha nivelet e përgjithshme ndërtimin e dimensionit gjinor në procesin e normave dhe institucionalizimin e proceseve të përgjithshme dhe marrëdhënieve, eleminimin e çfarëdo lloj diskriminimi ndaj gruas, përfaqësim më të madh të gruas në vetadministrimin lokal dhe pjesëmarrje të njejtë të grave dhe burrave në të gjitha lëmitë e jetës private dhe publike.

Neni 42

Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive

– Shqyrton çështjet të cilat kan të bëjnë me marrëdhëniet mes bashkësive në Komunë, jep mendimin dhe propozimin për mënyrën e zgjidhjes së tyre të cilat i dorëzon për shqyrtim para Këshillit të Komunës së Kërçovës, ndërsa Këshilli pas shqyrtimit duhet të vendosi në lidhje me mendimet dhe propozimet.

Neni 43

Komisioni për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime.

– Shqyrton dhe përgatit propozimet të cilat kanë të bëjnë me çështjet mandatore-imunitare.

– Shqyrton dhe përgatit propozimet për zgjedhje dhe emërime dhe bën shkarkimin nga kompetencat e Këshillit të Komunës së Kërçovës.

– Jep propozim për lartësinë e rrogave, kompenzimeve dhe çështjet tjera të të zgjedhurve dhe të emëruarve, të sjella me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës.

– Jep propozim për lartësinë e kompensimeve për shpenzimet rrugore dhe ditore të anëtarëve të Këshillit të Komunës, si dhe shpenzimet e bëra gjatë kryerjes së detyrave të cilat ua ka besuar Këshilli i Komunës, ndërsa Vendim sjell Këshilli.

Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit i zgjedh Këshilli në Mbledhjen e parë.

Neni 44

Komisioni për emërimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera infrastrukturore në Komunën e Kërçovës

– Jep propozim për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, për të gjitha këto Vendim sjell Këshilli i Komunës së Kërçovës.

Neni 45

Komisioni për festa, manifestime dhe ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve të komunës.

– Sjell Program për shënimin e festave dhe manifestimeve, i mbledh, i shqyrton propozimet për ndarjen e shpërblimeve, mirënjohjeve dhe shënimin e vendeve dhe ngjarjeve përkujtimore.

Neni 46

Komisioni për vetqeverisje vendore .

– Shqyrton çështjet me karakter nga vetqeverisja vendore dhe i propozon Këshillit mënyrën për largimin e tyre, për çka Këshilli sjell Vendim.

Neni 47

Komisioni për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

– Shqyrton çështjet nga karakteri për mbrojtjen e mjedisit njerëzor dhe natyrës – florën dhe faunën dhe i propozon Këshillit marrjen e masave dhe aktiviteteve, ndërsa Këshilli sipas masave dhe aktiviteteve të propozuara sjell Vendim.

Neni 48

Komisioni për shëndetësi

– Shqyrton çështjet nga karakteri për zhvillimin e mbrojtjes shëndetësore, përparimin e shëndetit, propozon aktivitete preventive, propozon masa për marrjen e masave preventive gjatë edukimit shëndetësor.

– Propozon masa për mbikqyrje ndaj sëmundjeve ngjitëse.

– Propozon masa për ndihmë të pacientëve me nevoja specifike (shëndet mental, keqpërdorim të fëmijëve etj.), dhe lëmi tjera të cilat do të caktohen me ligj, propozimet i dorëzon në Këshillin e Komunës, ndërsa Këshilli sipas propozimeve sjell Vendim.

Neni 49

Komisioni për rini, sport dhe rekreim

– Shqyrton çështjet nga lëmia e të rinjve, sportit dhe rekreimit, përparimin dhe zhvillimin e personave të rritur, sipas mirëmbajtjes së iniciativave rinore, si dhe kyçjen e të rinjve në sjelljen e vendimeve kryesore për vetadministrimin lokal,

– Koordinon aktivitete të shoqatave të orientuara te të rinjtë, sportit dhe rekreimit.

Neni 50

Komisioni i përhershëm për avancimin e të drejtave të pacientëve :

  1. Kujdeset për avancimin e të drejtave të pacientëve dhe mbrojtjen e tyre, përcjell dhe vlerëson gjendjen mbi mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, propozon masa për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve nga organet kompetente, bashkëpunon me organet kompetente, shqyrton ankesa nga pacientët dhe propozon ndërmarrjen e masave organeve kompetente, kërkon ekspertizë profesionale nëse vlerëson se ajo është e domosdoshme për vërtetimin e gjendjes, mban evidencë për ankesat individuale të pacientëve, si dhe për masat e ndërmarra për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, përgatit dhe paraqet raport vjetor për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve para këshillit të komunës, lëshon informacione, material promovues dhe material tjetër me qëllim të avancimit të të drejtave të pacientëve dhe
  2. kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj

Neni 51

Kryetarin dhe anëtarët e komisioneve i zgjedh Këshilli i Komunës së Kërçovës me propozim nga Komisioni për çështje mandatore zgjedhje dhe emërime.

– Prpopozimi për zgjedhje përmban aq kandidatë sa dhe anëtarë që zgjedhen në trupat punues.

– Partitë politike dhe listat e kandidatëve të pavarur për anëtarë të Këshillit të cilat participojnë në Këshillin e Komunës, do të jenë të përfaqësura proporcionalisht në numrin e përgjithshëm të anëtarëve në të gjitha komisionet.

Neni 52

Mënyra e punës së Komisioneve më afërsisht rregullohet me Rregulloren e Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Neni 53

Këshilli shpërndahet nëse për atë shprehet shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Këshilli shpërnadahet nëse:

– Përsëri miraton dispozitën e cila paraprakisht ka qenë e anuluar ose e abroguar nga Gjyqi kushtetues i RM-së.

– Nuk takohet në periudhë më të gjatë se 6 muaj.

– Nuk e sjell Buxhetin dhe Llogarinë vjetore të buxhetit deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

– Në rast të shpërndarjes së Këshillit për kryerjen e punëve në kompetencë të Këshillit të Komunës së Kërçovës, zbatohen dispozitat nga Ligji.

2. KRYETARI I KOMUNËS

 

Neni 54

Kryetari i Komunës zgjedhet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira, me votim të fshehtë në pajtim me ligjin në periudhën prej 4 vjet.

Kryetari i Komunës funksionin e vet e kryen profesionalisht.

Neni 55

Kryetari i Komunës në kuadër të kompetencave të veta:

– E prezenton dhe përfaqëson Komunën.

– E kontrollon ligjshmërinë e rregullave të Këshillit,.

– Me Konkluzion i publikon rregullat e Këshillit në Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës.

– E siguron realizimin e Vendimeve të Këshillit.

– E siguron realizimin e punëve të cilat Komunës i delegohen me ligj.

– Inicon dhe propozon sjelljen e rregullave nga kompetencat e Këshillit.

– Propozon Buxhetin vjetor dhe Llogarinë vjetore të Buxhetit të Komunës.

– Realizon Buxhetin e Komunës

– Zgjedh drejtorë në shërbimet publike të cilat i ka themeluar komuna në bazë të Konkursit publik.

– Rregullisht e informon Këshillin për realizimin e kompetencave të veta në pajtim me Statutin.

– Vendos në punët juridike udhëheqëse, detyrimet dhe për interesat e personave fizikë dhe juridikë në pajtim me ligjin.

– Sjell Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Administratën e komunës.

– Udhëheq me Administratën e komunës.

– Vendos për punësimet, të drejtat, detyrimet dhe përgjegësitë e të punësuarve në Administratën e komunës përderisa nuk është përcaktuar ndryshe me ligj.

– Siguron shfrytëzim të drejtë dhe ligjor, mirëmbajtje dhe mbrojtje të pronësisë në pajtim me Ligjin dhe Statutin.

– Kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj dhe me këtë Statut.

Kryetari i Komunës mund të autorizojë nëpunës udhëheqës në Komunë që ta udhëheqi procedurën dhe të vendosi për punët udhëheqëse si dhe të nënshkruaj akte

Neni 56

Kryetari i komunës bashkëpunon me kryetarët e komunave të tjera për çështje me interes të përbashkët dhe në kompetencat e komunave.

Neni 57

Nëse Kryetari i Komunës vlerëson se rregulla e Këshillit nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, obligohet që në afat prej 7 ditësh nga dita e dorëzimit, me Aktvendim ta ndërpresë shpalljen e tij me çka do t’i arsyetojë shkaqet për ndërprerje.

Këshilli obligohet që në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të Aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, ta shqyrtojë Aktvendimin dhe të vendosë për atë.

Nëse Këshilli e vërteton rregullën, Kryetari i Komunës detyrohet që ta publikojë dhe njëkohësisht të ngrejë iniciativë për marrjen e procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së rregullës kontestuese në Gjyqin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

Për iniciativën nga paragrafi 3 i këtij ligji, Kryetari i Komunës është i detyruar që ta informojë Ministrinë përkatëse për kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me punët nga vetadministrimi lokal.

Neni 58

Kryetari i Komunës është i detyruar që të dorëzojë Raport për realizimin e vendimeve të sjella nga ana e Këshillit për 3 (tre) muaj gjatë gjithë vitit.

Për realizimin e kompetencave të veta, Kryetari i Komunës e informon Këshillin sipas nevojës, ndërsa më së paku 2 (dy) herë në vit.

Neni 59

Kryetari i komunës siguron shfrytëzimin e drejtë dhe të ligjshëm, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës së komunës.

Kryetari i komunës udhëheq me pronën e komunës në interes publik dhe si nikoqir i mirë.

Kryetari i komunës është i obliguar që në udhëheqjen me pronën e komunës, të ndërmarri masa dhe ta sigurojë shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës së komunës në pajtueshmëri me ligjin.

Neni 60

Kryetari i sapo zgjedhur e merr detyrën nga Kryetari paraprak në afat prej 7 ditësh nga dita e zgjedhjes.

Gjatë kohës së kryerjes së funksionit, Kryetari i Komunës nuk mund të kryejë veprimtari tjetër profesionale.

Kryetari i Komunës nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për mendimin e shprehur në Këshill.

Kryetari i Komunës cakton anëtarin e Këshillit i cili do ta zëvendsojë në rast të pengesës ose mungesës.

Në afat prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh nga dita e marrjes së funksionit, Kryetari i Komunës është i obliguar që me Aktvendim ta caktojë anëtarin e Këshillit i cili do ta zëvendësojë.

Aktvendimi nga paragrafi 5 i këtij neni shpallet në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”.

Për ditën e lindjes së pengesës ose mungesës, Kryetari i Komunës e informon Kryetarin e Këshillit.

Anëtarit të Këshillit i cili e zëvendëson Kryetarin e Komunës, i pushon   funksioni, anëtar i Këshillit.

Kryetari i Këshillit nuk mund ta zëvendësojë Kryetarin e Komunës.

Rroga dhe kompensimet për Kryetarin e Komunës si dhe kompensimi i anëtarit të Këshillit i cili e zëvendëson Kryetarin e Komunës, caktohen me ligj.

Neni 61

Kryetari i Komunës nuk mund të emërohet për anëtar në Këshillat mbikqyrës dhe organet kontrolluese të shoqatave tregtare dhe shërbimeve publike.

Kryetari i Komunës nuk mund të marrë pjesë në procesin e vendosjes për çështjet në të cilat ai dhe shoku i tij bashkëshortor, fëmijë ose familijar në shkallë të dytë, linja anësore ka interes finansiar ose interes tjetër personal.

Kryetari i Komunës është i detyruar ta informojë Këshillin për interesin nga paragrafi 2 i këtij neni.

Në rastet nga paragrafi 2 i këtij neni, vendos njëri nga anëtarët e këshillit i zgjedhur në mënyrën në të cilën zgjedhet Kryetari i Këshillit.

Neni 62

Kryetarit të Komunës i ndërpritet mandati me fuqi të ligjit

– Nëse jep dorëheqje,

– Në rast vdekje,

– Nëse dënohet me Aktgjykim të plotfuqishëm, penalisht, me burgosje në afat mbi 6 (gjashtë) muaj,

– Nëse me Aktvendim të plotfuqishëm i ndalohet nga aftësia afariste.

– Nëse ndodh moslidhshmëri në kryerjen e funksionit në pajtim me Ligjin për zgjedhje lokale.

– Në rast të mungesës së pacaktuar më tepër se 6 (gjashtë) muaj dhe nëse ndërpritet së qenuri banor i komunës,

– Për arsyeshmërin e mungesës nga paragrafi 1 alinea 6 të këtij neni vendos Këshilli me 2/3 e shumicës nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Anëtari i Këshillit i cili e zëvendëson Kryetarin e Komunës në afat prej 15 ditësh nga dita e veprimit, në njërin nga rastet nga paragrafi 1 i këtij neni detyrohet që për atë ta informojë Ministrinë kompetente për punët të cilat kanë të bëjnë me vetadministrimin lokal.

Ministria kompetente për kryerjen e punëve të cilat kanë të bëjnë me vetadministrimin lokal, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të informimit nga paragrafi 3 i këtij neni, i informon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e cila në afat prej 1 muaj nga dita e pranimit të informacionit konstaton se ka ndodhur njëri nga rastet nga paragrafi 1 i këtij neni dhe njëkohësisht inicon procedurë për regjistrim të zgjedhjeve të reja për Kryetar në pajtim me ligjin.

Këshilli në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Vendimit të Qeverisë nga paragrafi 4 i këtij neni do të zgjedhi njërin nga anëtarët e Këshillit i cili do ta kryejë detyrën e Kryetarit të Komunës për periudhën deri në zgjedhje të Kryetarit të ri në mënyrën e zgjdhjes së Kryetarit të Këshillit.

Anëtarit të Këshillit i pushon funksioni , anëtar i Këshillit gjatë kryerjes së detyrës Kryetar i Komunës në pajtim me paragrafin 5 të këtij neni.

Zgjedhjet nga paragrafi 4 i këtij neni nuk do të realizohen në qoftë se deri në periudhën e re zgjedhore ka më së paku 6 muaj.

2     Trupat e posaçme të Komunës

    

A .Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve

Neni 63

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve shqyrton çështje dhe përcakton propozime që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve, të shërbimeve publike të themeluara nga ai, formon Këshill për mbrojtjen e konsumatorëve.

Neni 64

Në komunë formohet Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve.

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve është i përbërë nga 10 anëtarë, përfaqësues të grupeve më të mëdha të shfrytëzuesve të shërbimeve publike të komunave.

Anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve nuk mund të zgjedhen nga radhët e anëtarëve të Këshillit të komunës.

Mandati i anëtarëve zgjat 2 ( vite ) me mundësi për rizgjedhje.

Neni 65

Vendim për formimin e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve sjell Këshilli i komunës me propozimin e Komisionit për çështjet e verifikimit, zgjedhje dhe emërime.

Komisioni nga paragrafi 1 i këtij neni e hartaon propozimin sipas propozimeve të pranuara paraprakisht të formave të vetëqeverisjes vendore në Komunë.

Neni 66

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve nga radhët e anëtarëve të vet zgjedh kryetarin, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve, me votim të fshehtë.

Neni 67

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve punon në mbledhje.

Mbledhjet sipas rregullës janë publike (të hapura).

Mbledhjet i konvokon dhe me ta udhëheq Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve mundet të punojë nëse në mbledhje janë të pranishëm shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve vendos me shumicë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Në mbledhjet e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve mund të jenë të pranishëm dhe në punën e tyre mund të marrin pjesë Kryetari i Komunës dhe Kryetari i Këshillit të Komunës, pa të drejtë vendosjeje.

Neni 68

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve shqyrton çështje dhe përcakton propozime që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve që ofrojnë shërbimet publike të komunës, ndërsa në veçanti:

–          përcjell gjendjen e dhënies së shërbimeve nga ana e shërbimeve publike;

–          kujdeset për zgjidhjen e problemeve që i kanë qytetarët gjatë shfrytëzimit të shërbimeve nga ndërmarrjet dhe institutet që kryejnë shërbime publike;

–          kujdeset për përparimin e sjelljes së të punësuarve te dhënësit e shërbimeve ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve;

–          organizon tribuna publike dhe forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve në të cilat do të debatohet për përparimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

 

 

B) Trupi participues nga sfera e urbanizmit

 

Neni 69

Në komunë formohet trup participues nga sfera e urbanizmit (këshill) për të përcjellë qëndrimet dhe mendimet e qytetarëve dhe subjekteve juridike në procesin e planifikimit urbanistik, si dhe për të përcjellë gjendjet dhe dhënien e iniciativave, orientimeve dhe sugjerimeve në procesin e planifikimit dhe përgatitjes së vendimeve planore për komunën.

Trupi participues nga sfera e urbanizmit përbëhet nga 10 ( dhjetë ) anëtarë.

Neni 70

Vendim për formimin e trupit participues nga sfera e urbanizmit merr Këshilli, me propozim të komisionit për çështje të verifikimit, zgjedhjeve dhe emërimeve.

Anëtarët e trupit participues nga sfera e urbanizmit zgjedhen:

–          nga radhët e anëtarëve të Këshillit;

–          me propozimin e formave të vetvendosjes vendore;

–          me propozimin e shoqatave të qytetarëve;

–          shoqatave të personave profesional nga sfera e urbanizmit, dhe

–          nga administrata e komunës.

Neni 71

Trupi participues nga sfera e urbanizmit nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryetarin, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të trupit participues, me votim publik.

Neni 72

Trupi participues nga sfera e urbanizmit punon me mbledhje.

Mbledhjet janë publike.

Mbledhjet i thërret dhe i udhëheq kryetari i Trupit participues nga sfera e urbanizmit.

Trupi participues nga sfera e urbanizmit mund të punojë nëse në mbledhje merr pjesë shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

Trupi participues nga sfera e urbanizmit vendos me shumicë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

Në mbledhje mund të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në punën e tyre, Kryetari i Komunës dhe Kryetari i këshillit, pa të drejtë vendosjeje.

 

 

2 B) Kryerja e punëve sipas parimit të subsidiaritetit

 

Neni 73

Komuna në kuadër të ligjit, në pajtim me parimin e subsidiaritetit, ka të drejtë që në rajonin e vet të zbatojë iniciativa lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi për Komunën, që nuk janë të përjashtuara nga kompetencat e saj ose që nuk janë në kompetencat e organeve të pushtetit shtetëror.

Përcaktimi i punëve nga paragrafi 1 i këtij neni, definimi i përmbajtjes së tyre, mënyra dhe procedura e kryerjes së tyre, rregullohen me vendime të posaçme të Këshillit, me propozimin e Kryetarit të Komunës.

3. ADMINISTRATA E KOMUNËS

Neni 74

Për ekzekutimin e punëve nga kompetencat e Organeve të komunës, organizohet Administrata e komunës.

Administrata e komunës organizohet në sektorë dhe seksione.

Komuna mund të organizojë Inspektoriat Komunal për kryerjen e mbykqyrjeve inspektuese mbi kryerjen e punëve që janë në kompetencë të saj.

Organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e ekzekutimit të detyrave në Administratën e komunës, i cakton Këshilli në bazë të propozimit të Kryetarit të Komunës.

Neni 75

Të punësuarit në Administratën e komunës të cilët kryejnë punë profesionale normative – juridike, ekzekutuese, dejtuese-mbikqyrëse dhe vendosin për punët udhëheqëse, kanë Status të nëpunësit shtetëror.

Për punësimin, të drejtat dhe detyrimet, sistemin e rrogave dhe kompensimeve të rrogave, përgjegjësia, vlerërsimi dhe ndërprerja e marrdhënies së punës të të punësuarve nga paragrafi 1 i këtij neni, do të ndërmerren masa nga Ligji për nëpunës shtetëror.

Për të punësuarit në Administratën e komunës të cilët kryejnë punë administrative- ndihmëse teknike dhe për të punësuarit në Njësinë komunale territoriale të zjarrëfikësve, ndërmerren masa nga puna e ligjdhënësit.

Neni 76

Gjatë punësimeve në Administratën e komunës dhe shërbimet publike të cilat i ka themeluar komuna, do të mbahet llogari për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve të cilat u takojnë të gjitha bashkësive të përfaqësuara në komunë, në të gjitha nivelet, si dhe respektimin e kritereve të profesionalizmit dhe kompatencave .

Neni 77

Administrata e Komunës:

1. I përgatit aktet e Këshillit dhe të Kryetarit të Komunës.

2. I përgatit mbledhjet e Këshillit si dhe mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe të përkohshme.

3. Kryen punë profesionale për Këshillin dhe Kryetarin e Komunës.

4. Udhëheq me kontabilitetin e Komunës.

5. E ndjek problematikën në fushat nga kompetencat e komunës, kryen analiza të gjendjes, dhe jep iniciativa dhe propozime për zgjedhjen e tyre.

6. Dorëzon informacione dhe të dhëna në lidhje me aktivitetet komunale, me kërkesë të organeve kompetente ose në bazë të ligjit.

7. Udhëheq me dokumentacionin e komunës dhe i ruan deri në zhdukjen, gjegjësisht dorëzimin në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

8. Kryen edhe punë të tjera të cilat do t’i përcaktojë Këshilli ose Kryetari i Komunës.

Neni 78

Trupa të përbashkët administrtiv për kryerjen e kompetencave të pjesërishme, do të themelohen ose ndërpriten në bazë të Vendimit të sjellë nga shumica e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve, në çdo Këshill të Komunës.

Në bazë të Vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, lidhet marrëveshje e shkruar në të cilën caktohen:

Komunat të cilat e themelojnë trupin e përbashkët administrativ.

Selia e trupit të përbashkët administrtiv. lloji, vëllimi dhe mënyra e egzekutimit të Aktiviteteve, shfrytëzimin e objekteve dhe paisjeve, finansimin, mënyrën e ndërprerjes dhe kontrollin e punës së trupit të përbashkët administrativ.

Marrëveshja nga paragrafi 2 i këtij neni publikohet në “Gz. zyrtare të RM-së”.

 

4. AKTET E ORGANEVE TË KOMUNËS

 

a). Akte të përgjithshme.

 

Neni 79

Statuti është akt themelor i Komunës me të cilin caktohen, çështjet themelore në lidhje me kompetencat dhe organizimin e komunës si dhe çështjeve tjera me rëndësi për komunën.

Statuti i Komunës sillet në dy faza dhe atë:

Si Projekt – Statut dhe Propozim – Statut.

Statutin e Komunës e sjell Këshilli me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Komunës

Neni 80

Këshilli i Komunës sjell Rregulloren e Këshillit, Vendime, Plane dhe Programe, Aktvendime, Konkluzione dhe akte tjera, gjithashtu jep mendime dhe cakton orientime.

Neni 81

Me Rregulloren e Këshillit rregullohet mënyra e punës së Këshillit dhe komisioneve të tij, veprimet për vendosje dhe marrëdhëniet me organet e tjera.

Rregullorja e Këshillit të Komunës sillet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Komunës.

Neni 82

Me Vendim të Këshillit rregullohen punët nga karakteri lokal të kompetencave të Komunës.

Me Vendim të Këshillit të Komunës themelohet administrata komunale dhe rregullohet mënyra e punës së saj dhe themelohen shërbime publike.

Me Vendim Këshilli rregullon edhe të tjera nga kompetencat e veta.

Neni 83

Këshilli kur shqyrton raporte të ndara, Informacione dhe analiza, sjell konkluzione .

Këshilli jep mendime dhe cakton drejtime për ekzekutimin e rregullave dhe akte tjera të cilat i sjell Këshilli i Komunës.

Neni 84

Procedura për sjelljen e akteve të përgjithshme rregullohet me rregulloren e Këshillit të Komunës.

Aktet e përgjithshme dhe aktet tjera publikohen në “Fl. zyrtare të Komunës së Kërçovës”.

Aktet e përgjithshme hyjnë në fuqi ditën e 8-të (tetë), nga dita e publikimit, ndërsa ndryshe me përcaktim të cilin e cakton Këshilli i Komunës së Kërçovës, me ditën e sjelljes.

b). Akte të veçanta

Neni 85

Këshili dhe Kryetari i Komunës në kuadër të kompetencave të veta, sjell akte të veçanta.

Këshilli sjell Aktvendime për zgjedhje dhe emërime.

Kryetari i Komunës sjell Aktvendime.

c). Publikimi i akteve

Neni 86

Kryetari i Komunës detyrohet që në afat prej 7 (shtatë) ditësh nga dita e dorëzimit të akteve, t’i publikojë në “Fl. zyrtare të Komunës së Kërçovës”.

Neni 87

Për publikimin e akteve del përmbledhje e veçantë.

Përmbledhjen mund ta shfrytëzojnë qytetarët dhe në çdo kohë do t’u jepet në shikim .

5. FORMAT E PJESËMARRJES SË DREJTPËRDREJTË

   NË VENDOSJEN E KOMUNËS

 

 

A) Iniciativa qytetare

 

Neni 88

Qytetarët kanë të drejtë që t’i propozojnë Këshillit të Komunës të sjelli akte të caktuara ose të zgjidhi çështje të caktuara nga kompetencat e veta.

Këshilli detyrohet që në afat prej 30 ditësh të diskutojë për iniciativën qytetare përderisa ajo përkrahet më së paku nga 10% e të zgjedhurve në Komunë.

Përkrahja nga paragrafi 2 i këtij neni, sigurohet me nënshkrime të qytetarëve.

Për Aktvendimet për iniciativat e dorëzuara, Këshilli i informon qytetarët.

Iniciativë qytetare nuk mund të ngrihet për çështjet kadrovike dhe financiare.

 

B). Tubimi i qytetarëve

Neni 89

Tubim të qytetarëve konvokon Kryetari i Komunës me iniciativë të vet, me kërkesë të Këshillit ose me kërkesën e së paku 10% nga zgjedhësit e Komunës, gjegjësisht të vetadministrimit vendor për të cilën caktohet çështja.

Tubim të qytetarëve mund të konvokohet për rajonin e gjithë Komunës ose për rajonin e vetadministrimit vendor.

Kryetari i Komunës obligohet që në afat prej 30 ditësh të konvokojë tubim të qytetarëve me kërkesën e më së paku prej 10% nga zgjedhësit e komunës ose vetadministrimit vendor për të cilën ka të bëjë çështja e caktuar.

Kërkesa për konvokim të tubimit të qytetarëve me nënshkrimet e qytetarëve të interesuar dorëzohet te Kryetari i Komunës.

Akti për konvokimin e tubimit të qytetarëve publikohet në mjetet e informimit lokal dhe vendoset në vende publike në mënyrë të rëndomtë.

Nga dita e publikimit gjegjësisht vendosjes së aktit për konvokimin e tubimit të qytetarëve deri në ditën e mbajtjes së tij duhet të kalojnë më së paku 5 (pesë) ditë.

Neni 90

Në tubimin e qytetarëve në vedosje marrin pjesë qytetarët të cilët kanë të drejtë vote.

Tubimin e qytetarëve e udhëheq Kryetari i Komunës ose personi i autorizuar nga ai.

Për çështjet për të cilat diskutohet në tubimin e qytetarëve, informon Kryetari i Komunës, ndërsa sipas nevojës edhe përfaqësues të tjerë të autorizuar nga Administrata e komunës.

Neni 91

Konkluzionet e sjella nga tubimi i qytetarëve, Organet e komunës detyrohen që në afat prej 30 ditësh t’i shqyrtojnë dhe t’i marrin parasysh gjatë vendosjes dhe sjelljes së masave për çështje për të cilat kanë të bëjnë, si dhe t’i informojnë qytetarët për vendimet e tyre.

C). Referendum

Neni 92

Referendum mund të shpalli Këshilli i Komunës me iniciativë të vet për çështje nga kompetencat e veta. Këshilli është i detyruar të nënshkruajë Referendum me kërkesë prej më pak se 20% nga të zgjedhurit e Komunës.

Kërkesa për shpalljen e Referendumit dorëzohet në Këshillin e Komunës me nënshkrimet e zgjedhësve të interesuar, dhënë përpara Organit kompetent i cili mban evidencë për të drejtën e votës të qytetarëve të Komunës.

Neni 93

Pas kërkesës për shpallje të Referendumit, Këshilli i Komunës në afat prej 60 ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës sjell Vendim për nënshkrimin e Referendumit.

Vendimi për shpalljen e Referendumit përmban lëndë të Referendumit dhe ditën e mbajtjes së tij.

Neni 94

Vendimi për shpalljen e Referendumit publikohet në “Fl. zyrtare” dhe mjetet tjera për publikim në komunë

Nga dita e publikimit të Vendimit për shpelljen e Referendumit deri në ditën e mbajtjes së Referendumit, nuk duhet të kalojnë më pak se 15 ditë, as më shumë se 60 ditë.

Neni 95

Të drejtë vote në Referendum kanë qytetarët të cilët kanë të drejtë vote.

Referendumin e miraton Komisioni për miratimin e Referendumit

Neni 96

Komisioni për miratimin e Referendumit:

– E cakton kohën e votimit ,

– Kryen përgatitje teknike për realizimin e Referendumit,

– I cakton vendvotimet ,

– I vërteton rezultatet nga votimi,

– Angazhohet për realizim ligjor të Referendumit.

Neni 97

Për realizimin e votimit të Referendumit, Komisioni për vendvotime, formon Këshilli për realizimin e Referendumit.

Këshillat e respektojnë rregullshmërinë dhe fshehtësinë e Referendumit.

Neni 98

Koha e votimit duhet të caktohet ashtu që t’u mundësojë pjesëmarrje në Referendum të gjithë qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote.

Në vendvotimin në të cilin kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në listën e të zgjedhurve, votimi mund të përfundojë edhe para kohës së caktuar për votim.

Neni 99

Çështja, gjegjësisht akti i cili është lëndë për Referendumin, duhet të jetë i publikuar në mënyrë të thjeshtë në vendvotim.

Anëtarët e Këshillit detyrohen që qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në votim me kërkesë të tyre t’u japin sqarim për lëndën e Referendumit dhe për mënyrën e votimit.

Neni 100

Në Referendum çdo qytetar ka të drejtë vetëm për një votë.

Qytetarët duhet të votojnë vetëm personalisht.

Neni 101

Në Referendum votohet me listë votuese.

Përmbajtjen e Listës së votimit e përpilon Komisioni për realizimin e Referendumit.

Çështja në Listën e votimit duhet të jetë e formuluar në mënyrë precize dhe pa dyshim ashtu që qytetarët në Referendum të mund të përgjigjen me “PËR” ose “KUNDËR” propozimit.

Neni 102

Qytetari në Referendum shprehet ashtu që në Listën e votimit e rrethon fjalën “PËR” ose “KUNDËR” për alternativë për të cilën voton.

Neni 103

Pas përfundimit të votimit Këshilli e shpall rezultatin nga votimi në vendvotim dhe për atë përgatit Proçesverbal.

Formën dhe përmbajtjen e Proçesverbalit e shpall Komisioni për realizimin e Referendumit.

Menjëherë pas përgatitjes së Proçesverbalit, Këshilli përgatit Raport për Komisionin për realizimin e Referendumit.

Neni 104

Komisioni për realizimin e Referendumit në bazë të materialit votues të pranuar nga të gjitha vendvotimet, e vërteton rezultatin nga Referendumi.

Vendimi për Referendum sillet me shumicë votash nga zgjedhësit të cilët kanë votuar, në qoftë se kanë votuar më tepër se gjysma nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve.

Vendimi i sjellë në Referendum është i detyrueshëm për Këshillin.

Komisioni për realizimin e Referendumit dorëzon Raport për realizimin e Referendumit në Këshillin e Komunës.

Neni 105

Çështja, gjegësisht aktin të cilin qytetarët nuk e kanë pranuar në Referendum, nuk mund përsëri të jepet në Referendum para përfundimit të gjashtë muajve nga dita e mbajtjes së Referendumit.

Ç). Parashtresat dhe propozimet.

Neni 106

Për punën e Organeve dhe Administratës së komunës, qytetarët kanë të drejtë që veçanërisht ose së bashku me të tjerët të dorëzojnë parashtresa dhe propozime.

Neni 107

Parashtresat dhe propozimet për Kryetarin e Komunës të jenë në formë të shkruar dhe gojore në Proçesverbal, veçanërisht dhe në grup.

Për parashtresat dhe propozimet nga neni 102 nuk paguhet taksë.

Neni 108

Parashtruesi nuk guxon të durojë pasoja të dëmshme për parashtresën e dorëzuar dhe nuk mund të thirret në përgjegjësi.

Neni 109

Veprimi mbi parashtresat dhe propozimet përmban përmbledhje të të dhënave, informacione dhe mendime për rrethanat që janë me domethënie për vlerësim të drejtë të parashtresës, si dhe marrjen e masave të nevojshme për mënjanimin e Vendimit të së drejtës së parashtruesit ose lëndimit të interesit publik.

Neni 110

Kryetari i Komunës detyrohet që më së voni më afat prej 60 ditësh nga dita e pranimit të parashtresës, gjegjësisht propozmit të prashtruesit, t’i dorëzojë përgjigje me arsyetim.

Nëse parashtresa ose propozimi nuk kanë të bëjnë me punën e kompetencave të Organeve të Komunës, Kryetari i Komunës i dorëzon te Organet kompetente dhe për atë e njofton parashtruesin.

D). Tribuna publike, anketa dhe propozime

Neni 111

Organet e Komunës gjatë sjelljes së rregullave nga kompetencat e veta, paraprakisht mund të organizojnë Tribuna publike, të realizojnë anketa ose të kërkojnë propozime nga qytetarët.

Tribuna publike organizohet kur sillet rregulla për çështjet nga zhvillimi ekonomik lokal, nevojat komunale (furnizimi me ujë, mirëmbajtjen e pastërtisë publike, mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave lokale) dhe tjera me karakter më të gjërë lokal.

Anketë realizohet për sjelljen e planeve urbanistike dhe të tjera me karakter lokal.

Mbledhja e propozimeve nga qytetarët për zgjedhjen e çështjeve nga karakteri lokal, do të kryhet përmes publikimit të lajmërimit me çka do të thirren qytetarët të japin propozimet e tyre.

Veprimi, mënyra dhe koha për ndërmarrjen e njërit nga aktivitetet nga paragrafi 1 i këtij neni, do të vërtetohet me Vendim të sjellë nga Organi i cili e organizon.

Neni 112

Kryetari i komunës dhe Këshilli i Komunës së Kërçovës me vetiniciativë organizojnë forume të bashkësisë, si formë e pjesëmarrjes publike të të gjithë qytetarëve në njësinë e vetëqeverisjes lokale, për të debatuar publikisht për problemet dhe verifikimin e zgjidhjeve dhe prioriteteve, propozim dhe zgjedhje ose zhvillimin e projekteve në interes të bashkësisë.

Forumet e bashkësive të përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni mund të ndërmarrin iniciativë për personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët janë të gatshëm që financiarisht dhe materialisht të mbështesin projektin në interes të njësisë të vetëqeverisjes lokale.

Kërkesa nga paragrafi 2 i këtij neni dorëzohet deri tek kryetari i Komunës së Kërçovës, i cili në bazë të dokumenteve dhe qëllimeve strategjike për zhvillim të njësisë të vetëqeverisjes lokale vendos se a do të pranohet iniciativa ose do të refuzohet.

Mënyra dhe procedura e funksionimit të forumeve të bashkësisë rregullohet me Rregulloren të cilën e miraton Këshilli i njësisë të vetëqeverisjes lokale me propozim të kryetarit të komunës.

V. Informimi i qytetarëve dhe qasja e lirë në informatat me karakter publik

 

  1. a)Informimi i qytetarëve

Neni 113

Organet e Komunës, komisionet e Këshillit të komunës dhe ndërmarrjet dhe institutet publike të themeluara nga Komuna i informojnë qytetarët me vendimet dhe aktivitetet e veta që janë me rëndësi të drejtpërdrejtë për jetën dhe punën e qytetarëve në Komunë dhe me informata të tjera me interes publik.

Qytetarët informohen për:

–          rregullat që i nxjerr Këshilli i Komunës;

–          mënyrën dhe kushtet për realizimin e të drejtave të tyre;

–          obligimet e qytetarëve që dalin nga kompetencat e Komunës;

–          planet, projektet dhe programet që janë në përgatitje e sipër kurse janë me rëndësi për zhvillimin e Komunës;

–          shërbimet që i marrin nga shërbimet publike dhe administrata e qytetit dhe me mënyrën e marrjes së tyre;

–          të ardhurat që realizohen në Komunë dhe mënyrën e shpërndarjes dhe shpenzimit të tyre;

–          furnizimet publike;të mjeteve themelore për punë

–          emërimin e drejtorëve dhe përfaqësuesve në këshillat drejtuese të ndërmarrjeve dhe objekteve publike;shkollave,

–          si dhe informata të tjera që dalin nga kompetencat e organeve të Komunës dhe të ndërmarrjeve dhe shërbimeve publike në pajtueshmëri me ligjin.

Neni 114

Informimi i qytetarëve bëhet në mënyrë të rregullt, pa kompenzim përmes:

–          botimit të gazetës zyrtare të Komunës;

–          botimit dhe distribuimit deri te qytetarët të buletineve mujore informative;

–          botimit të publikimeve;

–          të zyrave informative të udhëhequra nga administrata komunale dhe shërbimet publike të themeluara nga Komuna;

–          të tabelave të shpalljes (në hapësirat e komunës të ndërmarrjeve dhe instituteve publike dhe të vetvendosjes vendore);

–          VEB faqeve ( elektronike ) –WEB SITES

–          tribunave publike;në bashkësitë vendore,

–          mjeteve të informimit; dhe

–          mënyrave tjera adekuate më të volitshme për informimin e opinionit.

Neni 115

Këshilli i Komunës me vendim të posaçëm mund të caktojë që për disa informata, informimi të bëhet edhe në gjuhën që nuk është gjuhë zyrtare në Komunë e që atë e flasin një pjesë e banorëve të Komunës.

  1. b)Qasja e lirë në informatat me karakter publik

 

Neni 116

Në Komunë sigurohet e drejta e qasjes së lirë në informatat me karakter publik me të cilat posedojnë organet e Komunës ndërmarrjet dhe institutet publike të themeluara nga Komuna si dhe subjekte juridike dhe fizike që kanë kompetenca publike të besuara nga komuna .

Me përjashtim në raste të përcaktuara me ligj, e drejta e qasjes së lirë në disa informata të cilat i posedojnë poseduesit e informatave nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të jetë e kufizuar ose të sigurojë qasje të pjesërishme.

Neni 117

Për informatat të cilat i posedon dhe ndaj të cilave sigurohet qasje e lirë, poseduesit e informatave nga paragrafi 1 i këtij neni formojnë dhe udhëheqin listën e informatave e cila shpallet në mënyrë të kapshme për kërkuesit e informatave.

Për listën e informatave dhe për kushtet dhe mënyrën e qasjes së lirë në informatat, qytetarët e Komunës së Kërçovës informohen nëpërmjet faqes së interrnetit, tabelës së shpalljes buletinëve informativ dhe formave tjera të informimit.

Poseduesit e informatave janë të obliguar rregullisht çdo tre muaj ta azhurojnë listën e informatave me karakter publik të cilat i posedojnë dhe t’i ofrojnë në mënyrë të ofrueshme për opinionin.

Listën e informatave me karakter publik për organet e Komunës, e propozon Kryetari i Komunës kurse e përcakton Këshilli i Komunës

Lista e informatave me karakter publik shërbimet dhe institutet publike të themeluara nga Komuna e përcakton Këshilli drejtues me propozimin e drejtorit.

Neni 118

Procedura për realizimin e të drejtës së qasjes së lirë në informatat realizohet në pajtueshmëri me ligjin.

Kryetari i Komunës krijon kushte dhe ndërmerr masat e parapara me ligj, për realizimin e të drejtës së qasjes së lirë në informatat me karakter publik të cilat i posedojnë Këshilli dhe administrata e Komunës.

Drejtori i ndërmarrjes dhe institutit publik të themeluar nga Komuna, krijon kushte dhe ndërmerr masa që i parasheh ligji, për realizimin e të drejtës së qasjes së lirë në informatat me karakter publik të cilat i posedon në pajtueshmëri me statutin e ndërmarrjes dhe institutit.

Neni 119

Qasje të lirë në informatat me karakter publik me të cilat disponon poseduesi i informatave, nga paragrafi 1 i nenit 113 kanë të gjithë personat juridikë dhe fizikë.

Qasja e lirë në informatat realizohet:

–          me shikimin e dokumenteve të cilat i posedon poseduesi i informatave;

–          me marrjen e dyfishimit, fotokopjes apo shënimit elektronik nga dokumentet të cilat i posedon poseduesi i informatave.

Poseduesi i informatave për ndërmjetësim gjatë realizimit të së drejtës së qasjes së lirë në informatat, cakton një person zyrtar.

Neni 120

Kërkuesi i informatave për kopjen (përshkrimin e marrë) ose shkrimin elektronik , paguan një kompenzim adekuat në lartësi të shpenzimeve materiale..

Kërkuesi i informatës gjatë paraqitjes së kërkesës, informohet për pagimin e lartësisë së kompenzimit gjegjës,në mënyrë përkatëse (faqe interneti, tablo për shpallje etj) dhe i jepet në shikim çdo kërkuesi para parashtrimit të kërkesës.

Neni 121

Poseduesi i informatës nëse nuk e dorëzon informacionin e kërkuar , kërkuesi ka të drejtë ankese në Komisionin shtetëror për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë në informatat e karakterit publik.

Neni 122

Këshilli i Komunës miraton raportin vjetor për realizimin e të drejtës së qasjes së lirë në informatat për vitin e kaluar në Komunë.

Raportin vjetor për realizimin e qasjes së lirë në informatat e përgatit Kryetari i Komunës, i cili ia dërgon Këshillit, më së voni deri më 31 janar në vitin në vazhdim.

Raporti nga paragrafi 1 i këtij neni i përmban të dhënat për qasjen e lirë të realizuar në informatat me të cilat posedojnë edhe shërbimet publike të cilat i formon Komuna.

Raporti nga paragrafi 1 pas miratimit dërgohet në Komisionin shtetëror për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë në informatat me karakter publik

7. PRONËSIA DHE FINANCIMI I KOMUNËS

Neni 123

Pronësinë e Komunës e përbëjnë: sende të lëvizshme dhe të palëvizshme,mjete në të holla dhe të drejtat.

Pronësinë Komuna e arrin nga burimet e veta të të ardhurave.

Pronësinë komuna e arrin edhe nëpërmjet financimit nga qytetarët, ose me pjesëmarrjen e tyre në mënyrë tjetër,nga dhuratat,trashëgimia, tatimet ose në baza të tjera me vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Neni 124

Për blerjen, tjetërsimin dhe ngarkimin e pronësisë së komunës, vendos Këshilli i Komunës.

Tjetërsimi i pronësisë kryhet vetëm nëpërmjet të ankandit publik,në pajtim me Ligjin.

Çmimi i shitjes së sendeve nukmund të jetë më i vogël nga vlera e tyre tregtare.

Mjetet e pranuara nga shitja e sendeve mund të investohen vetëm për përfitimin e gjërave të reja ose rekonstruimin e sendeve në pronësi të komunës.

Neni 125

Komuna e evidenton gjithë pronësinë dhe vlerësimin e saj e tregon në llogarinë vjetore.

Neni 126

Sendet në pronësi të komunës,mund të jepen në shfrytëzim te subjekte të tjera nëpërmjet ankandit publik në pajtim me ligjin.

Neni 127

Komuna financohet nga burime të veta të të ardhurave dhe tatime lokale,kompennsime nga taksat të verifikuara me ligj,dotacione të shtetit dhe burime tjera të të ardhurave të vërifikuara me ligj,donacione nga donatorë dhe huatë.

Komuna në kuadër të kompetencave të veta, në mënyrë të pavarur disponon me burime të veta të të ardhurave.

Neni 128

Të ardhurat dhe shpenzimet e komunës caktohen me Buxhetin e komunës.

Buxheti i komunës përmban bilancin e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit,ndërsa ka të bëjë me vitin fiskal nga 12 (dymbëdhjetë) muaj duke filluar nga 1 janari ndërsa përfundon më 31 dhjetor të çdo viti sipas kalendarit.

Neni 129

Propozim Buxhetin e komunës e cakton kryetari i komunës dhe e dorëzon te Këshilli i komunës, jo më vonë se në mesin e muajit nëntor.

Këshilli i komunës nuk mundet ta shqyrtojë Popozim Buxhetin e komunës para kalimit të 20 ( njëzet) ditëve nga dita e dorëzimit te këshilltarët e këshillit të komunës.

Neni 130

Për çdo ndryshim të Buxhetit të komunës, për shpenzime plotësuese të sjella të përcjella me masa që do të rrisin të ardhurat e propozuara ose do t’i zvogëlojnë shpenzimet e tjera në shumë të caktuar-Vendim sjellë Këshilli i komunës.

Neni 131

Për mbulimin e kërkesave të pa parashikuara për shpenzime që do të paraqiten gjatë vitit buxhetor nga grumbullimet vijuese dhe shpenzimet kapitale,ndahet rezervë buxhetore në lartësi të caktuar me ligj.

Për shfrytëzimin e mjeteve nga rezerva buxhetore,vendos Këshilli i komunës me propozim të kryetarit të komunës.

Këshilli i komunës me vendim mund të autorizojë kryetarin per mënyrën e shfrytëzimit të rezervës buxhetore.

Neni 132

Në qoftë se Buxheti i komunës për vitin vijues nuk do të sillet deri më 31 dhjetor në vitin vijues,do të veprohet në pajtim me ligjin për buxhetet dhe sillet financimi i përkohshëm dhe zbatohet financimi i përkohshëm dhe atë më së shumti në kohëzgjatje për tre muaj.

Neni 133

Në fund të çdo viti fiskal përgatitet Llogaria vjetore për çdo vit të kaluar.

Llogarinë vjetore të Buxhetit, Këshilli i komunës duhet ta miratojë më së voni deri më 31 mars të vitit vijues,për vitin e kaluar.

Neni 134

Realizimin e Buxhetit të komunës e kryen Kryetari i Komunës, ndërsa më konkretisht rregullohet me vendimin për realizimin e Buxhetit të komunës.

XI. Vetëqeverisja vendore në komunë

Neni 135

Qytetarët e komunës vendosin për punët me rëndësi të drejtpërdrejtë dhe të përditshme të jetës dhe punës së tyre edhe përmes formave të vetvendosjes vendore të cilat mund t’i themelojnë në pajtueshmëri me këtë Statut.

Neni 136

Në komunë si forma të vetëvendosjes vendore mund të themelohen:

–          në qytet – bashkësitë urbane;

–          në vendet e banuara – bashkësi vendore rurale.

Forma e Bashkësisë vendore në qytet për Njësi vendore janë kufinjtë e njësive urbane të përcaktuara me planin urbanistik të qytetit, kurse për bashkësitë e tjera vendore janë kufinjtë e komunave të kadastrës të vendeve të banuara.

Neni 137

Në Komunën e Kërçovës si bashkësi vendore – bashkësi urbane janë : Biçinca, Podvaroshi, Karposhi, Konjski livadi, Llozhionica, Gorica, Deveana, Çifligu, Kalenderica 1, Kalenderica 2, Balla Mëhalla, Pashina, Pashina e Epërme, Ivanidolli, Nënkrushina, Arradhat partizane, 22-dhjetori, Rruga e Rashtanit, Rruga e Osojit dhe Bella Kulla.

Si bashkësi vendore – bashkësi rurale janë: Atishta; Bigor Dolenca; Vraneshtica; Dupjani; Karbunica; Koziҫina; Krushica; Miokazi; Orllanca; Pateci; Rabetina; Reçani i Ҫellopekut; Svetoraҫa; Staroeci; Ҫellopeku; Belica; Bërzhdani; Vidrani; Cërska; Dushegubica e Epërme; Dushegubica e Poshtme; Dobrenoeci i Epërm; Dobrenoeci i Poshtëm; Dërgova; Ehloeci; Ivanҫishta; Izvori; Javoreci; Judova; Klladniku; Klenoeci; Kozica; LLavҫani; Mallkoeci; Cërska e Vogël; Manastir Dolenca; Podvisi; Popoeci; Popollzhani; Prostranja; Svinjishta; Sërbjani; Ceri; Baҫishti; Bukojҫani; Drogomishti i Madh; Llapkidolli; Drogomishti i Vogël; Greshnica; Zajaz Xhuma; Zajaz Teqe; Zajaz Ukaj; Zajaz Çelikaj; Kollara; Kolibari; Leshnica; Milinca; Reçani i Zajazit; Tajmishti; Knezhina; Llazarovca; Mahmute; Osoji; Rashtani; Trapҫidolli; Haranjelli; Berikova; Garana; Zhubrina; Jagolli; Jagolldolenca; Novosella; Premka; Popojani; Prapadishti; Sërbica; Strellca; Tuhini; Tuhin Kaleshe, Cërvica dhe Shitova.

Neni 138

Iniciativë për themelimin e formave të Vetëvendosjes vendore mund të ngrejnë më së paku 10 % të qytetarëve, me të drejtë vote, banorë të rajonit ku ka interesim për formimin e formave të Vetëvendosjes vendore.

Neni 139

Iniciativa për themelim përfshin: Emrin e dorëzuesit, përshkrimin e rajonit për të cilin kërkohet themelimi i formës në Bashkësinë vendore, arsyetimi i nevojave për themelim dhe nënshkrimi i qytetarëve të interesuar.

Iniciativa për themelim dorëzohet në Këshillin e komunës i cili e shqyrton dhe vlerëson se a janë plotësuar kushtet dhe nevojat themelore për themelimin e formës së Bashkësisë vendore.

Neni 140

Vendimi për themelimin e formës së vetëvendosjes vendore merret në tubimin e qytetarëve në rajonin përkatës përmes votimit publik me shumicën e votave nga qytetarët e pranishëm.

Tubimin e qytetarëve nga paragrafi 1 i këtij neni, e konvokon kryetari i Komunës, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit.

Neni 141

Qytetarët përmes formave të vetëvendosjes vendore, në pajtueshmëri me këtë Statut dhe vendimet për themelim kujdesen për:

–          zgjidhjen e çështjeve nga infrastruktura komunale për rajonin gjegjës;

–          mirëmbajtjen e objekteve me interes publik (ujësjellës, rrugë, pallate të kulturës, objekte sportive etj.);

–          mbrojtjen e ambientit jetësor dhe natyrës;

–          rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në vendbanimeve fshatare;

–          ngritjen e iniciativës për rregullimin e hapësirës;

–          organizimin e manifestimeve kulturore, sportive, argëtuese e të tjera; dhe

–          punë të tjera me rëndësi të drejtpërdrejtë nga jeta e përditshme për jetën dhe punën e qytetarëve.

Këshilli për format e vetvendosjes vendore jep iniciativa dhe propozime në organet kompetente të komunës për çështje nga sfera e arsimit, shendetësisë, mbrojtjes sociale dhe çështje të tjera me interes për qytetarët.

Neni 142

Punët nga neni 142 i këtij Statuti financohen nga:

–          mjetet që komuna do t’ua ndajë formave të vetëvendosjes vendore në pajtueshmëri me planet dhe programet për zhvillimin e tyre;

–          mjetet që qytetarët i bashkojnë drejtpërdrejt;

–          mjetet që do t’i ndajnë subjektet e interesuara juridike dhe fizike;

–          mjetet nga kompenzimi i shërbimeve; dhe

–          dhuratat dhe mjetet e tjera.

Mbledhja dhe shpenzimi i mjeteve nga paragrafi 1 kryhet përmes buxhetit të Komunës.

Neni 143

Organe të formave të veprimit në Vetëvendosjen vendore janë Këshilli i formave të Vetëvendosjes vendore dhe këshilli kontrollues.

Këshilli i formave të veprimit në Vetëvendosjen vendore zgjidhet nga tubimi i qytetarëve, në qoftë se Këshilli nuk vendos që votimi të jetë i fshehtë.

Këshilli i formave të veprimit në Vetëvendosjen vendore është përbërë prej 3 ( tre ) deri më 7 ( shtatë ) anëtarë

Këshilli zgjedh Kryetarin nga rradhët e tij me mandat 4 (katër) vjeçar.

Mandati i anëtarëve të Këshillit të formave të veprimit në vetvendosjen vendore dhe mandati i kryetarit zgjat 4 ( katër) vjet.

Zgjedhja dhe detyrimet e kryetarit janë rregulluar me ligj .

Neni 144

Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit të formave të vetëvendosjes vendore paraqet Këshilli në përbërjen e vjetër, më së voni 30 ditë para skadimit të afatit.

Nëse vendimi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk merret në afatin e përcaktuar, vendim për shpalljen e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit në formën e vetëvendosjes vendore, merr Tubimi i qytetarëve.

Neni 145

Propozimi dhe caktimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të formave të vetëvendosjes vendore dhe kryetarit dhe anëtarëve në këshillin kontrollues bëhet në tubimin e qytetarëve.

Për të vërtetuar llogariten kandidatët të cilët kanë pranuar shumicën , përkatësisht pjesën më të madhe nga qytetarët e pranishëm në tubim.

Neni 146

Procedura për propozimin, përcaktimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të formave të vetëvendosjes vendore, kryetarit dhe anëtarëve në këshillin kontrollues, më së afërmi përcaktohen me rregullat e punës të formës së punës të vetvendosjes vendore të sjella nga Këshilli i Komunës së Kërçovës.

Neni 147

Për anëtarë të zgjedhur të Këshillit të formave të vetëvendosjes vendore konsiderohen kandidatët që kanë fituar shumicë gjegjësisht numër më të madh votash nga zgjedhësit që kanë votuar.

Neni 148

Këshilli i formave të vetëvendosjes vendore, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryetarin i cili e përfaqëson dhe prezenton formën e vetëvendosjes vendore.

Këshilli i formave të Vetëvendosjes vendore sjell rregulla me të cilat rregullohet puna e formës në vetëvendosjen vendore si dhe programin e punës sipas mendimit paraprak të Komunës.

Neni 149

Kryetari i Komunës me vendim mund të delegojë kryerjen e një pune të caktuar me interes të drejtpërdrejtë dhe me rëndësi ordinare për jetën dhe punën e banorëve me pajtueshmërinë paraprake të kryetarit të Këshillit të formës së vetëvendosjes vendore.

Mjetet e nevojshme për kryerjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohen me vendimin për delegimin e kompetencave.

Me këtë vendim përcaktohet organi dhe mënyra e kryerjes së mbikqyrjes mbi kryerjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni.

Neni 150

Administrata e komunës i kryen punët profesionale, administrative-teknike dhe punët e kontabilitetit dhe të financave të organit në formën e vetëvendosjes vendore.

Kontrollin mbi shpenzimin e mjeteve që do të akordohen për kryerjen e kompetencave të deleguara e bën administrata komunale.

Komuna mban evidencë për format e veprimit të vetëvendosjes vendore të themeluara në territorin e saj.

9.MËNYRA DHE PROCEDURA PËR CAKTIMIN DHE

PËRDORIMIN E STEMËS DHE FLAMURIT TË KOMUNËS

 

 

Neni 151

Stema dhe Flamuri i Komunës caktohen me Vendim të Këshillit të Komunës

Për caktimin e Stemës dhe Flamurit të Komunës, Këshilli i Komunës shpall Konkurs dhe formon Komision.

Neni 152

Komisioni nga punimet e arritura nga Konkursi i shpallur, cakton propozim për Stemën, gjegjësisht Flamurin e Komunës dhe e dorëzon në Këshillin e Komunës për miratim.

Neni 153

Këshilli i Komunës së Kërçovës me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve vendos për propopzimin e komisionit.

Vendimi i Këshillit për përcaktimin e stemës dhe të flamurit të Komunës është pjesë përbërëse e Statutit të Komunës.

Neni 154

Stema e Komunës përdoret në përbërje të vulës së Komunës.

Stema e Komunës mund të përdoret edhe në ftesa oficiale, urime dhe akte të njëjta të cilat i shfrytëzon Këshilli dhe Kryetari i Komunës.

Këshilli i Komunës mund të lejojë përdorim të Stemës së Komunës nga persona fizikë dhe juridikë në qoftë se vlerëson se është me interes të Komunës.

Neni 155

Flamuri i Komunës vendoset në ndërtesën e Komunës dhe në vende të dukshme të Komunës.

Flamuri i Komunës mund të vendoset edhe gjatë takimeve ndërkombëtare, lojërave dhe takimeve të tjera ku marrin pjesë ose e prezentojnë Komunën.

Neni 156

Stema dhe Flamuri i Komunës nuk guxon të përdoret nëqoftëse dëmtohen ose me pamjen e tyre janë të papërshtatshme për përdorim.

10. MBROJTJA E KOMUNËS

Neni 157

Iniciativa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë, ligjeve, institucionalizimit dhe ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Ministrive ose të organeve të tjera të Shtetit me çka dëmtohet sipërfaqja Kushtetuese dhe të drejtat e Komunës, të vërtetuara me Ligj, mund të parashtrojë Këshilli gjegjësisht Kryetari i Komunës te Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë.

Neni 158

Kryetari i Komunës ka të drejtë të kërkojë mbrojtje gjyqësore në gjykatat kompetente kur Komunës i pengohet kryerja e kompetencave të dhëna me Kushtetut dhe Ligj, me akte dhe aktivitete të Organeve shtetërore dhe të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.

 

 

11. EKZEKUTIMI I DETYRAVE NGA LËMIA E

     MBROJTJES NË GJENDJE LUFTE

Neni 159

Në gjendje lufte, Organet e Komunës:

– Vazhdojnë t’i kryejnë punët të caktuara me Ligj,

– Ndërmarrin masa për mbrojtje dhe shpëtim të qytetarëve dhe të mirave materiale të rajonit të vet, nga dëmet e luftës, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera nga pasojat e shkaktuara.

Komuna përgatitet për ekzekutimin e obligimeve nga paragrafi 1 i këtij neni para:

– Planifikimit dhe organizimit të masave për mbrojtje dhe shpëtim për nevojat e veta.

– Formimin e njësiteve dhe shtabeve për mbrojtje dhe shpëtim në pajtim me Ligjin dhe rregullat e themeluara me Ligj.

– Trajnimin për mbrojtje gjegjësisht kyçjen në aktivitete për arritjen e njohurive profesioneve të përshtatshme luftarake dhe njohuri të tjera për pjesëmarrje në mbrojtje.

– Ndërmarrjen e masave , aktiviteteve dhe veprimeve për mbrojtje dhe ruajtje të fshehtësisë së të dhënave, informacionet dhe dokumentet nga lëmia e mbrojtjes në pajtim me Ligjin dhe rregullat e themeluara me Ligj.

– Koordinim për bashkëpunim me komunat tjera.

12. MËNYRA E PUBLIKIMIT TË RREGULAVE TË KËSHILLIT

Neni 160

Rregullat e Këshillit publikohen në “Fl. zyrtare” para se të hyjnë në fuqi.

Fletorja zyrtare e Komunës është “Fletore zyrtare të Komunës së Kërçovës”.

Në “Fletoren zyrtare të Komunës” mund të publikohen edhe rregullat e komunave të tjera.

Neni 161

Rregullat e Këshillit hyjnë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fl. zyrtare të Komunës”, ndërsa me përjashtim të përcaktimit të Këshillit më heret me ditën e publikimit.

Rregullat e Këshillit mund të hyjnë në fuqi edhe në afat më të shkurtër se 8-të ditë nëse:

– Shkaqet për të cilat propozohet sjellja e rregullave dhe qëllimeve të cilët dëshirohen të arrihen me sjelljen e tyre, janë me karakter urgjent ose të pa pezulluara.

– Nuk krijojnë detyrime materijale për qytetarët dhe personat juridikë .

– Çështjet që rregullohen, janë nga sfera e mbrojtjes dhe shpëtimit etj..

– Atë e përcaktojnë parimet e përshtatshmërisë, racionalizimit, ekonomizimit, operacionalizimit etj.

 

 

 

13.PROCEDURA PËR NDRYSHIME DHE PLOTËSIME TË

     STATUTIT TË KOMUNËS

Neni 162

Ndryshime dhe plotësime të Statutit të Komunës mund të propozojnë së paku 1/3 nga anëtarët e Këshillit të Komunës, Kryetari i Komunës, së paku 10% nga të zgjedhurit në Komunë ose me pajtim të Ligjit.

Neni 163

Vendim për ndryshimin e Statutit sjell Këshilli i Komunës me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 164

Ndryshimet e Statutit të Këshillit sillen nëse për atë voton shumica e anëtarëve të Këshillit të Komunës.

 

 

14. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 165

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij Statuti, pushon të vlejë Statuti i Komunës së Kërçovës, nr. 07 – 1002/11 nga 29. 03. 2006. (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës” nr. 05/2006) .

Neni 166

Në afat prej 3 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Statuti, do t΄i sjellë në evidencë format ekzistuese të vetadministrimit vendor të themeluara në pajtim me Statutin e Komunës.

Neni 167

Ky Statut hyn në fuqi ditën e 8-të nga dita e publikimit në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”.

       Nr. 07 – 2548/__

27. 08. 2013.

Kërçovë

KËSHILLI I KOMUNËS SË KËRÇOVËS

Kryetar : ______________

Qamil   Aliu

top