SHPALLJE PUBLIKE – Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “ Gazeta zyrtre e RM-së ” nr.52/10, 135/11, 55/16) dhe Programit për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2017, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Kërçovës,  shpallet:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë Shpallje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësor.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me këtë shpallje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017 në shumë prej 300.000,00  denarë.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

-Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  4. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, nëse kanë qenë shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Komunës për  vitin e kaluar fiskal

 

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2017.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në shpalljen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formularët për Propozimprojektin,  do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

 

Kryetar i Komisionit

__________________

Pyetësor për OJQ-të

Formulari 2017

top