Leternjoftim i SHFQ ”MILTO GURRA” , fsh.  Strellcë- Komuna e Kërçovës

Ndryshimet shoqëroro-ekonomike si dhe ato politike në shtet e më gjërë, sjellin rrethana të reja, përmëbajtje të reja qasje të reja ndaj arsimit si dhe dilema të reja.

Që të arrihet e gjithë kjo patjetër se nevojitet kualitet i lartë dhe cilësor i një kuadri të mirë të cilët vepronjë në atë shkollë .
Me ndamjen e re teritoriale, shkolla jonë i takon komunës së Kërçovës.
Në kuadër të kësaj Shkolle funksionojnë tri shkolla tetëvjeçare (nëntëvjeçare).
Letërnjoftim i shkollës:
Regjioni në të cilin graviton shkolla përfshin katër fshatëra që gravitojnë në komunën e Kërçovës.,edhe ate: fsh.Cërvicë, fsh.Garanë-Strellcë,fsh.Shutovë dhe fsh.Premkë.
SH.F.Q. ,,Milto Gurra”është e locuar në mes tri fshatërave: Strellcë.Cërvicë,dhe Shutovë.
Në kuadër të kësaj shkolle bënjë pjesë edhe shkollat periferike e fsh.Cërvicë dhe Shutovë.
Shkolla qëndrore numron nëntë paralele prej kl.I-IX me 103 nxënës ,poashtu edhe shkolla periferike e fsh.Cërvicë numron nëntë paralele prej kl.I-IX me 65 nxënës dhe në shkollën periferike të fsh.Shutovë ka tetë paralele prej kl.I-IX me 32nxënës.
SHFQ. e fsh. Strellcë posedon një objekt që është i ndërtuar në vitin1936 kurse është renovuar në vitin 2002 nge ambasada e Zvicrës dhe banorët e fshatit Garanë-Strellcë, ku ka kushte të përshtatëshme për mësim, kurse mungojnë kabinetet, përveç kabinetit të  inforatikës, f.sh. Cërvicë objekti është  ndërtuar në vitet shtadhjeta nga vetë banorët e fshatit Cërvicë, ku i plotson kushtet mesatare për mësim.Në fshatin Shutovë shkolla është ndërtuar në vitin 2007/2008 dhe në këtë  vitë shkollorë nxënësit janë transferuar nga fsh. Premkë në këtë shkollë.Në këtë shkollë kushtet mësimore janë më të mira se në dy shkollat tjera,  ka më tepër klasa dhe lokale për kabinete.

KUSHTET MATERIALO-TEKNIKE DHE
SIGURIMI I MJETEVE MËSIMORE

Kushtet materialo-teknike në shkollë dalngadal po përmirësohen, me projektin ,,Modernizimi i shkollave fillore” në të cilin projekt  ishte parapar edhe shkolla e jonë, ku ky projekt gjatë vitit shkollor 2007/2008 u realizua me sukses dhe me mjetet e dedikuara nga ky projekt në masë të madhe u përmisuan kushtet mësimore,  u përmirsuan kushtet materialo –teknike dhe në sasi të konsiderueshme u  pajisëm me mjete mësimore, me çka dukshëm u përmirsua cilësia e procesit edukativo-arsimor. Të gjitha mjetet materialo-teknike të poshtë shënuara janë në gjendje të mire dhe të shfrytëzueshme.

LLOJET E MJETEVE:                                            Prozhoktor     1
Grafoskop                                  1                                Kompjuter      5(për punë zyrtare)
Kasetofonë                                 3                                Fotokopje       2
Fax                                              1    Printerë          3
Televizorë                                   4                              Kompl.mjete matemetikore etj.
Mikroskopë                                3

KUSHTET HIGJIENIKO – ESTETIKE PËRMBAJTJA DHE FUNKSIONIMI I SHKOLLËS BRENDA DHE JASHTË

Shkollat në fillim të vitit shkollor janë të gëlqerosura dhe të  dezinfektuara, dhe ofrojnë kushte normale për fillim të mbarë të vitit shkollor 2014/2015.
Nyjet sanitare  janë të rregulluara mire, i plotësojnë kushtet me higjien të mirë në shkollën qendrore dhe në shkollën periferike në fsh.Cëvicë, por u renovuan me mjetet e dedikuara që i poseduam nga  ministria e arsimit dhe shkencës. Në f.Shutovë nyjet sanitare janë mbrenda objektit shkollor dhe janë në gjendje të mire  me të gjitha kushtet e nevojshme. Në të tri shkollat ekziston lidhja e ujsjellsit nga sistemi i fshatrave. Në shkollën qëndrore parku i shkollës gjithnjë e më tepër po zbukurohet dhe merr pamjen e duhur. Kurse nga ana e MASH kemi lejen  për ndërtimin e sallës sportive, por ende është e pa ndërtuar.
Në fillim të vitit shkollor për shkollat që janë  në kuadër të K. Kërçovës organizojnë një ditë ekologjike. Shkolla jonë këtë ditë ekologjike bënë pastramin e objekteve shkollore, oborrit, dhe pastrami i rrugëve të fshatit  rreth shkollave.
Gjatë 21-Marsit ditës së ekologjisë do të   bëhet mbjellje  e pishave në oborr të shkollave me ç’ka mundësohet një ambijent ekologjik jashta vetë objektit shkollor.Seksioni i ekologëve bën mirëmbajtjen e parkut shkollor dhe angazhohet në pamjen e vërtetë ekologjike të oborrit shkollor.Në mënyrë të rregullt do të bëhet pastrimi dhe mirëmbajtja e mësojtoreve, koridoreve dhe oborrit të shkollës. Pamja estetike e klasave është detyrë dhe angazhim permanent i arsimtarëve-kujdestarve të klasave dhe vetë nxënësve.
Në kuadër të shkollave punojnë 8-pastrues të cilët kujdesen për mirëmbajtje dhe pamje estetiko-higjienike të shkollës, përfshi këtu shkollën qëndrore dhe ato periferike.

                 NUMRI I NXËNËSVE DHE I PARALELEVE

 

 

KL. I II III IV V VI VII VIII IX I-IX
Strellcë 7 13 14 11 9 19 11 6 13 103
Cërvicë 6 4 8 3 10 7 13 3 11 65
Shutovë 2 3 1 5 7 5 4 0 5 32
paralele 3 3 2 3 3 3 3 2 3 25

Biografia e Drejtorit:

Kujtim   Kasami, është i lindur më 19.06.1981 në Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në fshatin Garanë-Strellcë, shkollimin e mesëm e mbaroi në ״Medresen Isa Beu״ Shkup, në vitet 1996-2000; ndërkaq studimet universitare i mbaroi në UNIVERSITETIN  SHTETËROR   TË  TETOVËS,    FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE, programi studimor pedagogji- psikologji, drejtimi: Pedagogji profesionale me temë:”Kualifikimi i kuadrit mësimor në gjuhën shqipe në vitet 1945-55 në R.M. Pas tyre regjistron studimet e magjistraturës, në lëminë e Komunikimit, në INSTITUTIN PËR HULUMTIME SOCIOLOGJIKE, POLITIKO-JURIDIKE, pran UNIVERSITETIT SHËN “KIRILI DHE METODI” në Shkup, dhe më vitin 2012 me   sukses e mbrojti punimin e magjstraturës me temë: SHIKUESHMËRIA   E  EMISIONE FETARE DHE NDIKIMI I TYRE TE RINIA UNIVERSITARE    dhe merr titullin akademik   MAGJISTER I SHKENCAVE TE KOMUNIKIMIT.   Kujtim Kasami ka regjistruar Doktoraturën dhe ka fituar titullin kandidat për Doktor i Shkencave.  Gjithashtu punon me kompjuter dhe ka njohuri nga Microsoft office (word, excel, power point, edu buntu…). Ai ka qenë pjesëmarrës në seminare, trajnime, debate, dhe simpoziume të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, në disa nga to edhe në cilësinë e ligjëruesit. Pjesëmarrës aktiv në projekte dhe organizime të organizuara nga: USAID, QMBI, Ministria për arsim dhe shkencë, etj. Kujtim Kasami, poashtu ka qenë anëtar i këshillit mësimor-shkencor në  INSTITUTIN PËR HULUMTIME SOCIOLOGJIKE, POLITIKO-JURIDIKE, pran Universitetit ״Shën Kirili dhe Metodi״ i zgjedhur nga Parlamenti Studentor, Nga viti 2008 punon arsimtar në Shkollën Fillore Qëndrore “Milto Gurra”, në SHF ”Gj.K.Skenderbeu” dhe SHFQ” Naim Frashëri” në komunën e Osllomesë. Më    27.08.2013 nga ana e kryetarit  të   Komunës  së  Kërçovës, z.Fatmir  Dehari emërohet u.d. Drejtor në SHFQ “Milto Gurra”, Strellcë dhe pas përfundimit të  trajnimit dhe marrjes së licencës për drejtor në Qendrën Shterërore për Provime në Shkup zgjidhet  Drejtor në SHFQ “Milto Gurra” fsh.Strellcë,  komuna e Kerçovës.  Ndër të tjera merret edhe me shkrime dhe publikime të cilat publikohen në revista shkencore në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Fsh.Strellcë, Kërçovë
Mr. Kujtim Kasami,  Drejtor

top