Zjarri që përfshiu sonte pjesën malore të fshatit Drogomishtin i Madh

Zjarri që përfshiu sonte pjesën malore të fshatit Drogomishtin i Madh

Zjarri që përfshiu sonte pjesën malore të fshatit Drogomishtin i Madh dhe një anë të Zajazit, në këto orë të vona u lokalizua fal intervenimit të shpejtë dhe efikas të ekipeve të zjarrfikjes, banorëve lokal dhe sidomos angazhimit të rinisë së Drogomishtit të Madh dhe Zajazit. Zjarri arriti deri në afërsi të shtëpive në Zajaz Alaj, mirëpo angazhimi i madh i fshatarëve dhe zjarrëfikësve nuk lejoi të ketë dëme materiale të shtëpive të banimit dhe pasoja në njerëz.
Ju njoftojmë se nuk ka vend për panik, sepse me zbardhjen e dritës, përsëri do të angazhohen aeroplanët kundër zjarrit për të shuar pjesët malore të cilat ende janë në flakë, por me intenzitet të zvogëluar.

Me respekt dhe falënderime për ndihmën e dhënë.

top