Zjarret e Komunës së Kërçovës

Zjarret  e Komunës së Kërçovës

Kohëve të fundit territorin e Komunës së Kërçovës e kanë kapluar një varg zjarresh të cilët vijnë si pasojë e faktorit njeri.Në këto çaste po digjen pishat mbi fshatin Drogomisht i Madh dhe në Zajaz Teqe, bukuri dhe pastërti për ambientin dhe qeniet njerëzore. Ekipet e zjarrëfikjes dhe NP ” KOMUNALEC ” janë në terren dhe bëjnë të pumudurën për t’a vënë nën kontroll zjarrin.Por, vendi i papërshtatshëm pamundëson qasjen e automjeteve deri në lartësinë ku digjet pylli.Apelojmë te banorët lokal që në mënyrë të organizuar të jenë të gatshëm për shuarjen e zjarrit së bashku me zjarrëfikësit. Ndërkaq, organet policore të ndjekin kryerësit e veprës dhe ata t’i nxjerrin përpara organeve të drejtësisë.
Gjatë gjithë natës ekipet kompetente për shuarjen e zjarrit, do të jenë në terren.

top