Urime bashkëkombas në vend dhe diasporë festën e madhe shqiptare 28 Nëntori

Urime bashkëkombas në vend dhe diasporë festën e madhe shqiptare 28 Nëntori

Të nderuar bashkëkombas,

28 Nëntori paraqet ditën më të lavdishme të së kaluarës sonë historike. Kjo ngjarje shënon krenarinë dhe përpjekjet për të ngritur lartë vlerat tona kombëtare. Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar na bën të mos i harrojmë dëshmorët e kombit, si dhe sakrificat e panumërta që na sollën lirinë të cilën e gëzon sot kombi ynë.
Urime bashkëkombas në vend dhe diasporë festën e madhe shqiptare 28 Nëntori.

Me respekt,

Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari

top