Turneu mbarëkombëtar në volejboll

Turneu mbarëkombëtar në volejboll

28 Nëntori në Uskanë shënohet me aktivitete kulturore dhe sportive. KV SHUTOVA me mbështetje të Komunës së Kërçovës dhe Kryetarit Fatmir Dehari, organizoi Turneun mbarëkombëtar në volejboll “ Flamuri na bashkon në Uskanë”. Marrin pjesë ekipe nga Shqipëri, Kosova dhe Maqedonia. Nata e parë u përmbyllë me ndeshjet e zhvilluara në mes ekipeve garuese, ndërsa sot ( 28.11.2016 ), në orën 13:00, festa do të vazhdojë, duke u grumbulluar përsëri në Palestrën “ Ivanidoll “, për të ndejkur finalen e volejbollit në turneun mbarëkombëtar. Ky spektakël përcjellet edhe me pjesën artistike të përgatitur nga Shoqata për Art dhe Kulturë “ Kult “ dhe Shoqata “ Dituria “. Në kuadër të 28 Nëntorit, qyteti është dekoruar edhe me flamuj kuq e zi.

Album ID was empty

top