Llogaridhënia mbi të gjitha

Llogaridhënia mbi të gjitha

6 maj 2017 Të dashur qytetarë, Si çdo vit, për të mos u shkëputur nga asnjë monent nga trungu shqiptar në SHBA dhe Zvicër, edhe kësaj here për të respektuar dhe vlerësuar në pafundësi çdo aktivitet të kurbetçarëve tanë, në cilësinë e llogaridhënësit para qytetarëve, mora pjesë në Çikago të SHBA-ve dhe në aktivitetet e Shoqatës Kërçova Zvicër. Poashtu, në Zvicër përmbylla vizitën time në manifestimin e organizuar nga Shoqata Garana. Që nga zbritja në Aeroportin e Çikagos, u mirëprita me shumë dashuri nga Kryetari i Shoqatës shumë i respektuari Amit Baftiri, si çdo herë i shoqëruar nga shokët Fatmir Saliu, Jonuz Ajdini, Shefki Bekteshi dhe Bekim Ballazhi, ashtu si gjithmonë të pakurrësyer për të mbështetur veprimtaritë humane dhe kombëtare. Që në ditën e parë në orët e pasditës, nga Shoqata Uskana u organizua takimi me bashkatdhetarët në Qendrën kulturo-arsimore i emërtuar “ Takim me bashkatdhetarë “, ku përpara tyre përveç falënderimeve të thella që u bëra për punën e tyre, u përpoqa që në detaje t’ua përcjellë punën tonë katërvjeçare me realizimin e të gjitha projekteve dhe ideve tona të përbashkëta. Njëkohësisht, i informova për të gjitha çështjet rreth punës së komunës, si dhe situatës politike që mbretron në Maqedoni, që njëherit ishte edhe brengë e tyre. Poashtu, i inkurajuam për punën që kemi bërë dhe natyrisht për punët që na presin për të ardhmen. Takimi i ditës së nesërme, si çdo vit u kurorëzua me Manifestimin tradicional “Sofra kërçovare”. I shoqëruar nga miku i kërçovarëve dhe shoku im Izet Mexhiti, morëm pjesë në këtë manifestim i begatuar me shumë vlera kombëtare dhe tradicionale, ku mbi të gjitha kënga dhe recictimi i të rinjëve në gjuhën shqipe ishin frymëzimi më i madh për të gjithë pjesëmarrësit që ishin në numër të madh. Në fjalën time përshëndetëse, falënderova nga zemra për mbështetjen e fuqishme çdo bashkatdhetar dhe familje kërçovare në SHBA përgjatë të gjitha periudhat që ata veprojnë atje, dhe në veçanti për mbështetjen dhe vulën historike që i dhanë Kërçovës në vitin 2013. Në vazhdim, falënderova punëtorin e palodhur dhe njëherit Kryetarin Amit Baftiri, si dhe të gjithë anëtarët e shoqatës dhe përveç tjerava shpreha gatishmërinë e bashkëpunimit në çdo sfidë, në çdo aktivitet që mund të na dalë përpara. Aktivitetin e ditës së rradhës më 8 maj, e vazhdova në Nju Jork ku qëndrova më shumë se tre orë bashkë me bashkëvendasit tanë që jetonin me decenie atje dhe si asnjherë më parë më kaploi një emocion i veçantë nga lotët e gëzimit që u rridhnin në sy më të moshuarëve për faktin që për herë të parë përjetonin mundin dhe sakrificën e tyre, përpjekjen e tyre të mundishme për të qeverisur Kërçovën shqip, ku tanimë u fliste dhe jepte llogari një kryetar shqiptar. Pas gjithë përshkrimit të detajuar të punës sonë katërvjeçare dhe situatës politike, i falënderova gjithashtu për mbështetjen e pakurrsyer që çdo herë kanë dhënë për çështjen komëtare dhe fitoren historike të qytetit. U ndamë duke përqafuar njëri tjetërin, ku do ta veçoj momentin e përshëndetjes me të birin e Mefailit të Madh, Xhavit Shehu i cili me lotë gëzimi në sy më dhuroi 40 dollarë për të pirë një kafe në sheshin e qytetit, përkatësisht në pjesën e vjetër i ulur me shikim nga Mali Ilinicë, për të kujtuar prindërin e tij Mefailin e Madh i shoqëruar bashkë me shokun, siç e përmendi ai, Alim Mangupin me pushkomitroloz. I motivuar nga ky takim dhe fjalët breslënëse të bashkëvendasëve, më datë 9 maj u ktheva përsëri në Çikago, ku në orët e pasditës në Rackfort, vazhdova me takimin e rradhës llogaridhënës përpara bashkëvendasëve tanë që jetojnë në këtë pjesë. Pas përkshrimit të detajuar dhe informacionit të përgjithshëm, zhvilluam një debat konstruktiv për disa tema, si për zgjedhjet e ardhshmë lokale që ishin brengë e tyre, por edhe për çështjet politike në Maqedoni. I shoqëruar nga Izeti, u përpoqëm që çdo informacion t’a japim me saktësi dhe sinqeritet të plotë. Në debatin përafërsisht dyorësh, u mbyll takimi i fundit në SHBA, si gjithmonë duke u larguar me përshtypjet më të mira të mundshme edhe pas një pune katërvjeçare të mundimshme dhe të lodhëshme, i motivuar nga këto njerëz me plotë energji dhe dashuri për të mos e ndierë lodhjen dhe për të shpreh gatishmërin për çdo punë që na pret përpara. Falënderit çdonjerit nga Ju bashkëvendas të mi, falënderit shokë, falënderit aktivistë që vepruat me decenie, kthehem në vendlindje që të vazhdoj të realizoj ëndrrat e të parëve tanë, Tuajat dhe Dëshmorëve të Kombit. I Juaji, Fatmir Dehari ________________________ Më dt. 12 maj nga Çikago zbres në Zvicër për të marrë pjesë në ngjarjet tradicionale sportive në organizimin e Turneut në futboll në vogël, si çdo herë Shoqata Kërçova organizoi tani më në fushat e gjelbërta, ku përveç lojës së futbollit, aktiviteti u plotësua edhe me vëlera tjera tradicionale shqiptare duke filluar nga vallja e deri te gatimi nga motrat dhe nënat tona. Aq bukur dukej ai ambient, saqë i thoja vetes këtë që shoh këtu po kaq bukur duhet ta bëjmë edhe atje në qytetin tonë.Takova shumë njerëz, miq dhe shokë, nga mëngjesi deri në darkë. Bashkëbiseduam për shumë tema, përcollëm me emocion lojën e bukur të ekipeve, ku elementi garues i jepte performansë të veçantë turneut, ngarje që lenë shumë mbresa të mira. Në fjalimin tim falënderova D-r. Gafurr Sherbetin si kryetar i shoqatës, anëtarët dhe pjesëmarrësit për punët dhe aktivitetet e shkëlqyera që bëjnë dhe padyshim u përpoqa që në mënyrë të shkurtër t’i informoj për aktivitetet dhe projektet tjera këtu në Kërçovë. U mbyllë aktiviteti duke krijuar përshtypjen bashkë me sportistët dhe sportdashësit se edhe në Zvicër shqipja na bënë krenar. Falenderime pafund për të gjithë bashvendasit në Zvicër. _____________________ Edhe pse një dinamikë e ngarkuar me aktivitete jashtë dhe brenda vendit, nuk munda në asnjë mënyrë pa iu përgjigjur ftesës së Shoqatës Garana, duke vlerësuar lartë mbështetjen e tyre si këtu në vendlindje, poashtu edhe atje në Zvicër për projektet kombëtare, infrastrukturore dhe të gjithanëshme për shqiptarët, e në veçanti për vulën historike të Kërçovës. I miërpritur me shumë dashamirësi nga Kryetari i shoqatës Harajdin Veseli dhe nga gjithë anëtarët dhe bashkëvendasit tanë garanas, kalova një nga ditët më të mira bashkë me ta në Zvicër. Me një program të begatuar kulturo-artistik, këngë, valle, recitim dhe ushqim tradicional, u krijua një ambient i këndshëm për të bashkëbiseduar me shumë qytarë, anëtarë të shoqatës dhe u përpoqa t’i informojë për të gjitha projektet qoftë në Garanë, apo Kërçovë në përgjithësi dhe situatës politike në Maqedoni. Gjitahshtu, u përpoqa t’u jap përgjigje të gjitha pyetjeve të parashtruara e që për ata ishin brenga se si do të rrjedhin punët në zgjedhjet lokale dhe tejkalimin e situatës politike. Falenderime për garanasit dhe anëtarët e shoqatës, falënderit çdonjërit nga Ju. Llogaria përapara Jush, do të mbetet gjithmonë parimi kryesor i punës sime. Kthehem në vendlindje për të qenë afër ngjarjeve dhe situatës për të dhënë kontributin tim modest për të gjithë. Me shumë respekt dhe dashuri, Fatmir Dehari

 

 

Album ID was empty
top