Kërçova shënoi përvjetorin e nëntë të Republikës së Kosovës

Kërçova shënoi përvjetorin e nëntë të Republikës së Kosovës

Ditëlindja e nëntë e Shtetit të Kososvës shënohet edhe në qytetin tonë. Kërçova historikisht ka qenë e rreshtuar në mbështetjen e proceseve të mëdha historike, duke dhënë bijtë e saj pa kurrsyer gjakun e derdhur. Të grumbulluar nën ambientin e krijuar nga artistët e mirënjohur kërçovarë, në një organizim nga Komuna e Kërçovës dhe Kryetari Fatmir Dehari ishin të ftuar ish të burgosur politikë, ish ushtarë të UÇK-së dhe personalitete nga shoqëria civile për të shënuar e kremtuar Pavarësinë e Kosovës. Për nder të 17 Shkurtit dhe përvjetorit të nëntë të Republikës së Kosovës, u dekoruan figurat e shquara të UÇK-së për heroizmin e treguar në mbrojtje të truallsisë e të kombit shqiptar. Me këtë rast u vizitua në shtëpinë e tij në fshatin Aranjell dhe u dekorua ushtari më i moshuar i UÇK-së Ramazan Bajrami – Askeri. Dekoratë u nda edhe për Komandantin e Bataljonit të Mjekësisë të UÇK-së D-r. Aqif Mehdeiu nga Zajazi dhe Komandantin e Përgjithëm të UÇK-së, i cili është meritor për pavarësinë e Kosovës si pjesëmarrës në të gjitha sfidat e sajë, duke qenë edhe njëri nga Udhëheqësit e UÇK-së së Kosovës, Ali Ahmeti. Z.Ahmeti iu dhuruan edhe disa fotografi që kujtojnë nënshkrimin e marrëveshjes së Ohërit dhe armëpushimit në Shipkovicë.

 

Album ID was empty
top