Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm ?

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm ?

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm ?
Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm.
Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë makinat dhe oborret.
Mos harroni të mbyllim çezmat pasi të përdorni ujin.
Mos ujisni çdo ditë kopshtet dhe parqet .
Mos ndërhyni pa leje në rrjetin e ujësjesllësit.
Mos lejoni të rrjedhi ujë kot nga rubineti dhe të keqëpërdoret.
Këto masa janë më se të nevojshme, sepse temperaturat e larta të verës që kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por edhe tërë Ballkanin kanë ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit të pijshëm në burimet kryesore të Studençicës dhe ata në anën e Zajazit. Duke qenë të pafuqishëm të ndikojmë në ballafaqimin e motit dhe thatësirave të krijuara, apelojmë për kursim të ujit të pijshëm që të parandalojmë pasojat e padëshirueshme.
Ekipet e NP “ Komunalec “, për çdo ditë do të jetë në terren dhe keqpërdoruesit e ujit do të ndëshkohen konformë ligjit.
Të gjithë jemi përdorues të ujit, pandaj ne jemi edhe përgjegjës për t’a shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë, duke mos e shpërdoruar.
Ju falënderit për mirëkuptimin
NP KOMUNALEC – Kërçovë

top