“BIZNESRRJETI S-K-K” ORGANIZOI PANAIRIN RAJONAL NË KËRÇOVË

“BIZNESRRJETI S-K-K” ORGANIZOI PANAIRIN RAJONAL NË KËRÇOVË

Në kuadër të projektit “Biznes Rrjeti S-K-K” Komuna e Kërçovës, në bashkëpunim me Komunën e Strumicës dhe Njësinë rajonale Kukush të Republikës së Greqisë organizoi Panairin “Ushqimi organik dhe i shëndetshëm”. Projekti “Biznes Rrjeti S-K-K” që financohet nga mjetet e BE, përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, synon krijimin e kushteve të volitshme për bashkëpunim, rrjetëzim dhe zhvillim ekonomik të rajonit ndërkufitar Strumicë – Kërçovë – Kilkis. Në kuadër të aktiviteteve të parapara të projektit, në Qendrën tregtare Arabella u mbajtë edhe Panairi në temën “Ushqimi organik dhe i shëndetshëm”. Në këtë panair u prezentuan 25 firma nga komuna Kilkis e Greqisë, 15 firma nga Strumica, si dhe kompani të tjera të industrive të ndryshme. Në kuadër të programit u realizuan edhe prezentime ku përfshihen edhe degustimet e disa produkteve ushqimore, tha koordinatorja e projektit Vlora Bekteshi. Është ky panairi i tretë me radhë që realizohet në Kërçovë, pas atyre të Strumicës dhe Kilkisit, dhe një organizim i këtillë që mundësohet nga IPA fondet e Bashkimit Evropian, do të jetë një mundësi e mirë për bashkëpunim, midis ndërmarrjeve të Kërçovës dhe Strumicës, nga Maqedonia dhe komunave të Greqisë.

top