Ambasador i BE-së në Maqedoni, vizitoi Kërçovën

Ambasador i BE-së në Maqedoni, vizitoi Kërçovën

Ambasarosi i BE-së në Maqedoni Samuel Zbogar, u prit sot nga Kryetari i Komunës Fatmir Dehari. Në një takim miqësor, u prezentuan të arriturat dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Komuna e Kërçovës gjatë këtij mandati. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për shumë projekte të cilat janë në planprogramin e komunës për realizim nga fondet e BE-së. Pas qëndrimit në ambientet e komunës, Samuel Zbogar dhe Fatmir Dehari, vizituan projektin kapital me karakter ambiental i cili është në fazë të ndërtimit e që do të shërbejë për filtrimin e ujërave të zeza në komunën tonë dhe fshatrave përreth. Me këtë rast, Ambasadori i BE-së ndau Çertifikatë vlerësimi për Komunën e Kërçovës për partneritetin dhe bashkëpunimin me Unionin Evropian në implementimin e projekteve për të mirën e banorëve të Kërçovës.

Album ID was empty
top