7 MARSI DITA E MËSUESIT – URIME MËSUESË

7 MARSI DITA E MËSUESIT – URIME MËSUESË

7 MARSI DITA E MËSUESIT – URIME MËSUESË

7 Marsi gjithmonë na përkujtojnë sakrificën dhe mundin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe. Shumëçka na vjen e shkon, por këtë datë të rëndësishme nuk mund ta harrojmë kurrë, kjo ditë na kujton shkollën e parë shqipe, mësonjëtoren e Korçës, mësuesit dhe nxënësit e parë që ishin pjesë e kësaj shkolle. Përpjekja e Rilindasëve të kohës, vazdoi duke pasuar në gjeneratat e reja për të forcuar arsimin, duke i mundësuar kushte për avansimin dhe ngritjen e tij.
Në emër të Komunës së Kërçovës, si dhe në emrin tim më lejoni që të përgëzoj mësimdhënësit dhe punëtorët në arsim për punën e tyre të shenjë, duke iu dëshiruar suksese në edukimin e brezave të rinj.

Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari

 

 

top