Studentët e fakulteteve të disperzuara të USHT-së në Kërçovë

Studentët e fakulteteve të disperzuara të USHT-së në Kërçovë

Studentët e fakulteteve të disperzuara të USHT-së në Kërçovë, pasi morën lajmin për mbylljen e degëve të tyre, trokitën edhe në dyertë e komunës për të kërkuar vazhdimin e studimeve në qytetin tonë.I dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre dhe u premtova se do ta përcjellë kërkesën e studentëve në institucionet përkatëse për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për të vazhduar studimet aty ku i kanë filluar.
Edhe përkundër faktit se ato i kanë realizuar procedurat e regjistrimit të semestrit, akoma nuk kanë asnjë informacion zyrtar nga organet drejtuese të UT-së, as për orarin e ligjëratave, e as për vendin se ku do t’i ndjekin ligjëratat e vitit të fundit studimor, edhe pse viti i ri akademik tashmë ka filluar që nga data 15 shtator. Pas takimit me studentët në një prononcim timin deklarova se do të bëjë përpjekje maksimale për zgjidhjen e këtij problemi që zvarritet për vite me radhë. Është problem shqetsues për studentët të cilët dëshirojnë t’i përfundojnë studimet aty ku i kanë filluar, dhe u premtova se ndihma për një zgjidhje konkrete, që natyrisht do të varet nga Rektorati i UT-së, mund të sjellë një vendim mirëkuptimi, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.

top