7 Marsi

7 Marsi

130 vjet me parë, u mbollë fara e diturisë për t’u ndritur përgjithmonë e ardhmja e kombit tonë. U hap mësonjtorja e parë e arsimit shqip në Korçën tonë të lavdishme. U përballën të gjitha goditjet e kohës, pa u përkulur në asnjë çast burrat dhe gratë e kohës që mbi shpatullat e tyre bartën çdo rrezik për mos të lënë shpresën e dritës dhe diturisë të shuhet. Na obligon kjo ditë, jo vetëm ta kujtojmë dhe përulemi, por edhe të nderojmë pishtarët e arsimit. U nderua figura e Pertef Abaz Therepelit, emblema e sublimit të të përjetshmëve të arsimit. Duke u përkulur mbi varrin e tij, përkulemi mbi të gjithë pishtarët e arsimit. Po në këtë datë përcjellim mesazhin e punës e sakrificës të arsimtarëve dhe veprimtarëve kombëtarë dhe në shenjë respekti për kontributin e dhënë në veprimatrinë arsimore e kombëtare, dekoruam veteranin Zeqir Emini. Me përkushtimin më të madh, do të punojmë për ngritjen, zhvillimin, rregullimin e infrastrukturës shkollore dhe lartësimin e arsimit në nivel më të lartë.

Album ID was empty
top