28 Nëntori

28 Nëntori

28 Nëntori u përcpollë me aktivitete të shumëta për nderë të karakterit dhe madhështisë që ka kjo ditë për kombin tonë. Fillimisht u bënë homazhe te Shtatorja “ Nëna Shqiptare “ në Qendrën Përkujtimore. Pas kësaj, në fshatin Qafë delegacioni nga Komuna e Kërçovës i përbërë nga kkëshilltarët e këshillit, të kryesuar nga Kryetari i komunës Fatmir Dehari dhe Kryetari i këshillit Qamil Aliu, të shoqëruar edhe nga Derjtori i NP “Komunalec “ Zenel Jonuzi, nderuan Sulltanën e Qafës duke vendosur lule të freskëta në përmendoren e saj në fshatin Qafë. Njëkohësisht, gjatë kësaj dite u lëshua në përdorim edhe rruga e re e cila është shtruar deri në brendi të fshatit. Gajtësia e saj është 3.4 kilometra. Aktivitetet për nder të kësaj date vazhduan me Turneun mbarëkombëtar në volejboll “Flamuri na bashkon në Uskanë ” të organizuar nga KV SHUTOVA nën përkujdesjen e komunës dhe kryetarit Dehari. Kjo ngjarje u përcoll edhe me aktivitete kulturore të cilat u zhvilluan në kuadër të turneut mbarëkombëtar nga Shoqata për Art dhe Kulturë ” Kult ” të titulluar “Një ditë dhe natë festive” e cila solli ansamblin nga Kosova Kemajl Azizi, këngëtarin e njohur Shemsi Krasniqi nga Grupi “Ilirët”, Fjolla Ibrahimin nga Grupi “The Code”, si dhe artistët kërçovarë. Bashkorganizator i manifestimit kulturor ishte edhe Shoqata ” Dituria ” e cila dekoroi qytetin e Kërçovës me flamuj kuq e zi.

Album ID was empty

top