1

Shkolla Fillore Qendrore “Rexhë Rushit Zajazi” ndodhet në fshatin Zajaz të Komunës së Kërçovës, në kilometrin e dymbëdhjetë të rrugës magjistrale Kërçovë – Gostivar, 500 metra në të djathtë në drejtim të fshatit Drogomisht i Madh dhe i Vogël.

 

2

Për herë të parë si shkollë në gjuhën shqipe është hapur në vitin 1941/’42 me vendndodhje në lagjen e re të ashtuquajtur Tuneli. Kështu funksionon deri në vitin shkollor 1942/’43 ku edhe mbyllet për tu rihapur po në të njejtin vend në vitin shkollor 1952/’53 me emrin “Lulzimi”. Shkolla vazhdon të mbajë të njejtin emër deri në vitin shkollor 1961/’62 por me vendndodhje në hapësirat ku ndodhet edhe tani.

Në vitin shkollor 1964/’65 merr emrin që vazhdon të ketë edhe sot, “Rexhë Rushit Zajazi” .

Kjo shkollë funksionon si shkollë qendrore ku mësimin e vijojnë rreth 250 nxënës nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, të shpërndarë në 16 paralele. Në kuadër të kësaj shkolle funksionojnë edhe gjashtë shkolla periferike ku mësimin e ndjekin rreth 210 nxënës të shpërndarë në tridhjetë paralele përkatëse.

Shkollat periferike:

Sh.P. – Zajaz Teqe

 

3

Sh.P. – Zajaz Xhuma

4

Sh.P. – Kollarë

5

Sh.P. – Zajaz Çelikaj

6

Sh.P. – Drogomisht i Madh

7

Sh.P. – Drogomisht i Vogël

8

 

Mësimi në të gjitha shkollat zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në një ndërrim.

 

top